LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Thaçi fton në takim sot liderët e partive politike

Presidenti Thaçi fton në takim sot liderët e partive politike

 Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka ftuar në takim konsultativ  liderët e subjekteve politike parlamentare.

Takimi do të mbahet në orën 16:30, transmeton Telegrafi.


Ndryshe, sot Thaçi për të pestën herë i ka dërguar letër kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Në  letër Thaçi ka konstatuar se me veprimet e tij, Kurti nuk e ka shfrytëzuar të drejtën e tij të propozimit të kandidatit të ri për ta formuar Qeverinë e re.

Thaçi për herë të pestë i shkruan Kurtit: Nuk e shfrytëzove të drejtën për formimin e Qeverisë së re
Lexo po ashtu Thaçi për herë të pestë i shkruan Kurtit: Nuk e shfrytëzove të drejtën për formimin e Qeverisë së re

Thaçi kishte njoftuar Kurtin se tashmë do të bëjë një konsultim të përbashkët me liderët e partive politike parlamentare për hapat e mëtejmë që do të ndërmerren, në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës./Telegrafi/