Sulmuesi i Club America, Giovani dos Santos, e ka publikuar një fotografi të tijën nga spitali mëngjesin e të dielës.

Ish-lojtari i Barcelonës pësoi një lëndim të rëndë pas një përplasjeje me lojtarin e Guadalajaras, Antonio Briseno. Pamjet nga momenti i lëndimit ishin të frikshme, saqë u raportua se mund të shënonte edhe fundin e karrierës së lojtarit 30 vjeçar.

Giovani dos Santos pëson lëndim të rëndë, mund të pensionohet nga futbolli Giovani dos Santos pëson lëndim të rëndë, mund të pensionohet nga futbolli

(Foto: Hector Vivas/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, Dos Santos është shfaqur i qeshur në krevatin e spitalit duke u premtuar tifozëve se do të kthehet akoma më i fortë.

Në ndërkohë, është bërë e ditur se ai e ka lënduar muskulin kuadriceps të kofshës, porse nuk ka pasur frakturë.

Reklama

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe lutjet tuaja! Falë Zotit, gjithçka shkoi mirë! Do të kthehem së shpejti dhe më i fortë”, ka shkruar lojtari në Twitter.

Reklama

Klubi ka njoftuar se lojtari mund t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike dhe mungesa e tij pritet të jetë deri në gjashtë javë. /Telegrafi/