Ish-karateistja u emocionua nga një letër e Federatës Botërore të Karatesë me të cilën njoftohej se Kosova u bë anëtare me të drejta të plota e shtëpisë së këtij sporti.

“15 dhjetori ka qenë dita më e lumtur e karrierës sime”, thotë ajo për Klan Kosova.


Por, Zogiani nuk është edhe me rregulloren për shpërblimin e sportistëve kulminantë. Ajo thekson se karateistët po diskriminohen.

Sido që të jetë, pranimi në WKF i ka qitur në pozitë të vështirë tre garuesit më të mirë kosovarë, Alvin Karaçin, Orges Arifin dhe Herolind Nishevcin që janë pjesë e kombëtares së Shqipërisë. Bile, ky i fundit për herë të parë në histori të këtij vendi, këtë vit i solli vendin e pestë nga kampionati botëror në Gjermani.

“Unë hala nuk kom vendosur a me u rreh për Kosovën”, thotë ai, transmeton Telegrafi.

Por, kryetari i Federatës së Karatesë, Fadil Arifi, po thotë se nga secili do të kërkojë të deklarohet pasi duhet bërë gati për kampionatin evropian që në verë mbahet në Turqi. Ai gjithashtu shtoi se Federata tash do të aplikojë për tu bërë edhe anëtare e federatës evropiane të karatesë, ku do të pranohet me automatizëm. /Telegrafi/

telegrafi sport app