LAJMI I FUNDIT:

Pas katër ditësh shpëtohen dy motra adoleshente, njëra kërkoi nga ekipet t’ia lëshojnë këngën e preferuar

Pas katër ditësh shpëtohen dy motra adoleshente, njëra kërkoi nga ekipet t’ia lëshojnë këngën e preferuar

Dy motra adoleshente janë shpëtuar në qytetin Kahramanmaras, 101 orë pas tërmetit masiv që goditi Turqinë, thanë zjarrfikësit.

Në një deklaratë të premten, Departamenti i Zjarrfikësve Metropolitane të Antalias tha se Ayfer, 15 vjeç, u nxor nga rrënojat në orën e 99-të pas tërmetit dhe motra e saj, Fatma, 13 vjeç, u shpëtua dy orë më vonë.


Ekipet e shpëtimit duke përdorur sensorë sizmikë zbuluan shenja jete nën rrënojat dhe kryen një operacion shpëtimi 10-orësh për të arritur atje ku ndodhej Ayfer, thuhet në deklaratë, transmeton Telegrafi.

Zjarrfikësit folën me Ayferin në një përpjekje për ta mbajtur atë të ndërgjegjshme. Ajo tha se i kishte marrë malli për të ngrënë akullore dhe ata i premtuan se do t’i jepnin pak kur ajo të shpëtohej.

Ata gjithashtu i lëshuan një këngë që ajo ia kërkoi, bëhet fjalë për “Gul Beyaz Gul” të këngëtares turke Zeynep Bastik,

Zjarrfikësit udhëtuan rreth 800 kilometra (500 milje) nga qyteti i Antalias për t’u bashkuar me përpjekjet e shpëtimit në Kahramanmaraş. /Telegrafi/