LAJMI I FUNDIT:

Pas heqjes së karantinës, planifikohen shtatë fluturime nga Zvicra drejt Kosovës

Pas heqjes së karantinës, planifikohen shtatë fluturime nga Zvicra drejt Kosovës

Zvicra ka marrë vendim që Kosovën ta largojë nga lista e zezë, duke hequr karantimin për qytetarët që kthehen në shtetin zviceran. Menjëherë pas këtij vendimi, mërgimtarët kanë filluar të planifikojnë fluturime drejt Kosovës.

Deri tani janë planifikuar shtatë fluturime për ditën e diel, 27 shtator.


Kështu ka konfirmuar menaxheri i planifikimit të fluturimeve në Aeroportin “Adem Jashari”, Driton Hyseni, transmeton Telegrafi.

“Mërgata jonë sapo e morri lajmin e autoriteteve Zvicerane ia mësynë vendlindjes, Kosovës së dashur. Në këto pak orë nga vendimi janë shtatë fluturime të reja të planifikuara për të Dielën 27 shtator e shumë të tjera të konfirmuara për javën që vjen… Mirë se vini”, ka shkruar ai.

Zvicra kishte futur Kosovën në listë për karantimin nga data 6 korrik./Telegrafi/

Kos