LAJMI I FUNDIT:

Pas fundosjes së një anijeje tjetër të ushtrisë së Putinit, deklarohen ukrainasit: Shkatërruam një të tretën e flotës ruse në Detin e Zi

Pas fundosjes së një anijeje tjetër të ushtrisë së Putinit, deklarohen ukrainasit: Shkatërruam një të tretën e flotës ruse në Detin e Zi

Pas fundosjes së një anijeje tjetër të ushtrisë Putinit, deklarohen ukrainasit: Shkatërruam një të tretën e flotës ruse

Ukraina pretendon se ka shkatërruar ose paaftësuar një të tretën e flotës ruse të Detit të Zi, pas inteligjenca ushtarake njoftoi se kishte fundosur një tjetër anije luftarake ruse mbrëmë në një sulm me dron detar në brigjet e Krimesë.


Anija ruse Cezar Kunikov u sulmua nga dronët “Magura V5”, shpërthimet e të cilëve bënë “vrima të mëdha” në anën e majtë të anijes para se të fundosej, njoftoi agjencia e inteligjencës ushtarake ukrainase në Telegram.

“Ukraina paaftësoi një të tretën e flotës ruse të Detit të Zi gjatë një pushtimi në shkallë të gjerë”, thanë forcat e armatosura të vendit për CNN pas sulmit të fundit.

Nëse kjo është e vërtetë, është një sukses magjepsës sepse Ukraina është një vend pa marinë.

Javën e kaluar, Ukraina njoftoi se kishte paaftësuar rreth 33 për qind të luftanijeve ruse, pra 24 anije dhe një nëndetëse.

Nëse shifrat ukrainase janë të sakta, anija Cezar Kunikov do të ishte anija e 25-të e paaftësuar.

Publikohen pamjet e shkatërrimit të anijes ushtarake ruse në Detin e Zi
Lexo po ashtu Publikohen pamjet e shkatërrimit të anijes ushtarake ruse në Detin e Zi

Sulmi i mbrëmshëm është kryer nga njësia e forcave speciale të agjencisë “Grupi 13” në bashkëpunim me forcat e sigurisë dhe mbrojtjes ukrainase, thuhet në njoftimin për shtyp.

Pamjet e publikuara nga Ukraina tregojnë një dron detar që po shkonte me shpejtësi drejt Cezar Kunikov, i ndjekur nga një re e madhe tymi që ngrihej nga anija.

CNN nuk mundi të konfirmonte në mënyrë të pavarur pretendimet e Ukrainës, e Kremlini nuk pranoi të komentonte mbi sulmin.

“Ka lidhje me rrjedhën e një operacioni të posaçëm ushtarak, i cili është në varësi të ministrisë së Mbrojtjes. Ju sugjeroj t’i referoheni deklaratave të kolegëve tanë ushtarakë. Nuk mund të them asgjë për këtë”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në një konferencë për shtyp.

Sulmi i mbrëmshëm është i fundit në një seri sulmesh ukrainase ndaj marinës ruse në Detin e Zi. Ukraina, përkatësisht, po përpiqet të shkaktojë goditje strategjike dhe simbolike mbi forcat ruse që aneksuan Krimenë në vitin 2014.

Ndërsa pushtimi rus i Ukrainës i afrohet përvjetorit të dytë, linjat e betejës kanë qenë kryesisht statike për muaj të tërë.

Por që nga viti i kaluar, Ukraina është kthyer në Detin e Zi, duke thënë se sulmet e saj ndaj Krimesë dhe anijeve ruse kanë për qëllim izolimin e gadishullit dhe t’ia vështirësojnë Rusisë të kryejë operacione ushtarake në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Infermierja zbulon se çfarë tingulli rrëqethës lëshojnë njerëzit 24 orë para vdekjes

Infermierja zbulon se çfarë tingulli rrëqethës lëshojnë njerëzit 24 orë para vdekjes

Amerika
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Tragjedi në Kroaci - burri vret vjehrrën dhe plagos gruan, në fund kryen vetëvrasje

Tragjedi në Kroaci - burri vret vjehrrën dhe plagos gruan, në fund kryen vetëvrasje

Kroacia
Publikohet plani i ri i pasluftës për Palestinën - çfarë do të ndodhë me Hamasin dhe kush do ta udhëheq Gazën?

Publikohet plani i ri i pasluftës për Palestinën - çfarë do të ndodhë me Hamasin dhe kush do ta udhëheq Gazën?

Azia
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Kalo në kategori