LAJMI I FUNDIT:

Pas faljes së xhumasë, në shumë vende myslimane janë organizuar protesta kundër vendimit të Trumpit për Jerusalemin (Foto/Video)

Pas faljes së xhumasë, në shumë vende myslimane janë organizuar protesta kundër vendimit të Trumpit për Jerusalemin (Foto/Video)

Pas faljes së xhumasë, myslimanët në mbarë botën janë duke shprehur pakënaqësinë e tyre pas vendimit të presidentit amerikan Donald Trump, për ta njohur qytetin e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, shkruan Daily Mail.

Demonstrata janë duke u zhvilluar në Bangladesh, Indonezi, Malajzi dhe Kashmir, derisa qindra palestinezë janë përplasur me forcat izraelite të sigurisë në qytetet e Bregut Perëndimor siç janë Hebroni, Betlehemim dhe Rammallahu, transmeton Telegrafi.


Protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të trupave izraelite, të cilët u janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe plumba gome, derisa një turmë e madhe është mbledhur para xhamisë Al Aqsa në Jerusalem, por hiq më pak në numër nuk ishin edhe në rrugët e Gazas.

Autoritet izraelite kanë dërguar qindra forca shtesë të policisë, derisa ushtria ka anuluar të gjitha aktivitetet për të qëndruar në gjendje gatishmërie.

Në Kuala Lumpur të Malajzisë, protestuesit kanë djegur një kukull me figurë të Trumpit para ambasadës amerikane, derisa në Iran qindra persona janë mbledhur në kryeqytet Teheran duke brohoritur “vdekje SHBA-ve, vdekje Izraelit”. Gjithashtu mijëra qytetarë kanë marshuar në Stamboll të Turqisë.

Ndërkaq grupi islamist Hamas që kontrollon Rripin e Gazës, ka bërë thirrje për “intifadë”, ku me ç’rast janë shkrepur tri raketa në territorin e Izraelit.

Dy prej tyre kanë përfunduar brenda territorit derisa e treta është shkatërruar në ajër, kanë bërë të ditur autoritet ushtarake të Izraelit, duke shtuar se si kundërpërgjigje kanë ngritur në ajër aeroplanët luftarak dhe tanket në tokë për të sulmuar dy baza që i përdor Hamas në territorin e Gazës.

Në Bregun Perëndimore, autoritet e moderuara palestineze kanë bërë thirrje për protesta të përgjithshme.

Shkollat, Universitetet dhe dyqanet në zonat arabe në Jerusalem janë mbyllur, pasi pritet që të zhvillohen demonstrata të dhunshme nëpër rrugë ku nuk do të mungojnë përleshjet me policinë dhe ushtrinë izraelite.

Këtë mëngjes, Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, ka deklaruar se njohja e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit nga ana e SHBA-ve mund të ketë pasoja të mëdha.

Ndërkaq presidenti francez Emmanuel Macron, ka bërë thirrje për qetësi në këtë rajon. Ai këto komente gjatë takimit ku do po diskutohet për Libanin, duke shtuar se vendimi i Trumpit nuk do të duhej “të rriste paqëndrueshmërinë në këtë rajon.

“U bëj thirrje të gjithë për qetësi dhe përgjegjësi”, ka presidenti francez.

Pas faljes së xhumasë, protesta janë mbajtur në shumicën e vendet myslimane nëpër botë, ku mijëra pro-palestinezë kanë marshuar gjatë të premtes në rrugët e Stambollit.

Ata mbanin pankarta me mbishkrime “Jerusalemi është i yni do të mbetet” si dhe “poshtë SHBA-të, poshtë Izraeli”. Ata ishin mbledhura në qendër të Stambollit pranë xhamisë Fatih.

Protesta pati edhe në Indonezi dhe Malajzi, ku protestuan para ambasadave amerikane. Në Kuala Lumpur më shumë se njëmijë protestues të udhëhequr nga Ministri i Sportit, Khairy Jamaluddin marshuan nga xhamia deri te ambasada amerikane. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Botë
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh

Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh

Evropa
Zelensky paralajmëron për një

Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori