LAJMI I FUNDIT:

Pas 44 vitesh, femrat në Iran lejohen sërish të shkojnë në ndeshje futbolli

Pas 44 vitesh, femrat në Iran lejohen sërish të shkojnë në ndeshje futbolli

Këshilli i Lartë i Iranit për Sigurinë Shtetërore ka lejuar gratë e këtij vendi të hyjnë në stadiume për të parë ndeshje futbolli, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve ISNA.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Iranit, Mehdi Taj, tha se stadiumet “Gol Gohar” në Sirjan, “Naghsh-e Jahan” dhe “Foolad Sahr” në Isfahan dhe “Gadir” në Ahvaz do të hapen për gratë, ndërsa stadiumi “Azadi” në Teheran do të duhet të përgatitet.


“Gratë do të mund të vizitojnë stadiumet. Këshilli i Lartë i Iranit për Sigurinë e Shtetit mori një vendim të tillë. Është caktuar një grup pune për zbatimin e projektit, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Sporteve dhe Politikës Rinore, Asambleja Kombëtare e Irani dhe dy institucione të Ministrisë së Informacionit janë duke zhvilluar një plan për zbatimin e reformave”, ka thënë Taj.

Gratë në Iran janë ndaluar të marrin pjesë në ngjarje sportive për meshkuj që nga Revolucioni Islamik në 1979.

Femrat panë një ndeshje të ligës iraniane në stadium për herë të parë pas më shumë se 40 vitesh
Lexo po ashtu Femrat panë një ndeshje të ligës iraniane në stadium për herë të parë pas më shumë se 40 vitesh

Në vitin 2018, me ftesë të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, autoritetet iraniane lejuan gratë që herë pas here të ndiqnin ndeshjet e futbollit të kombëtares iraniane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori