LAJMI I FUNDIT:

Pas 20 vjetësh e zbuloi të vërtetën: Paltrow tregon arsyen pse e la Pittin

Pas 20 vjetësh e zbuloi të vërtetën: Paltrow tregon arsyen pse e la Pittin

Në fillim të karrierës, kur hyri në qiellin e ndritshëm të Hollivudit, Gwyneth Paltrow kaloi tre vjet në lidhje me aktorin amerikan, Brad Pitt.

Por, kur një nga çiftet më të lumtura në botë vendosi t’i jep fund lidhjes, të gjithë mbeten pa fjalë ndërsa deri më tani fituesja e Oscarit nuk ka zbuluar motivet pse vendosi të ndahet prej Pittit.


Duke kujtuar ngjarjet e njëzet vjet më parë, Gwynett pohoi se ishte fajtore dhe se ajo shkatërroi gjithçka.

“Jam tallur me shumë lidhje”, pranoi ajo, duke shtuar se “jam mikeshë shumë e mirë, motër, bijë dhe nënën, por shpesh kam qenë e keq në lidhjet romantike. Më është dashur shumë kohë dhe përpjekje për ta bërë një marrëdhënie të mirë romantike”.

Gwynett gjithashtu shpjegoi se pse e lidhë suksesin e një gruaje me një lidhje të shëndosh.

“Suksesi për mua është në funksionimin e një lidhjeje, ku ka reagime të mira nga njerëzit. Unë mendoj se pa lidhje të mira, njerëzit nuk janë të suksesshëm. Pra, nëse ju nuk keni një marrëdhënie të mirë me partnerin tuaj, fëmijët ose miqtë, atëherë është e vështirë që të mendohet se jeni i suksesshëm”, tha në përfundim aktorja. /Telegrafi/