Partnerët që ‘braktisën gjithçka’ për të shëtitur botën, tregojnë se imazhet e tyre mahnitëse e maskojnë punën e rëndë që bëhet për t’i realizuar (Foto)
Kohëve të fundit, nuk kanë të ndalur ‘partnerët e Instagramit’, që ndajnë me ndjekësit e tyre fotografi të mahnitshme të realizuara në vende të ndryshme të botës – ndërsa fitojnë para, duke i bërë ato.
Por, për australianin Jake Snow dhe gjermanen Marie Fe, asgjë nuk filloi për tu bërë të famshëm në rrjetet sociale – për ta gjithçka u bë për dashuri, transmeton Telegrafi.
“U takuam më 2016 dhe pasi jetonim në anë të ndryshme të botës, kishin edhe mendime të ndryshme për dashurinë”, ka thënë Jake.
Për 26-vjeçarin dhe partneren e tij dy vite më të re, ishte një aventurë të cilën nuk hezituan ta fillojnë, por rezultoi që të dy të bien në dashuri.
“Braktisëm gjithçka në kuptimin e plotë të fjalës, e lamë punën, shitëm veturat dhe shpenzuam kursimet, ndërsa Marie braktisi studimet për magjistraturë që kishte paguar tremijë euro”, ka shtuar ai.
Kalimi i kohës së bashku, bëri që ata të duhen shumë dhe të bëhen ‘shpirtra binjakë’, ndërsa u pajtuan që vendimet e tyre ishin të drejta.
Kur vendosën të hapin llogari në Instagram, nuk kaloi gjatë dhe mbi 110 mijë ndjekës po shikonin çdo hap që ata hidhnin nëpër botë.
Por, kjo nuk do të thotë se jeta e tyre është aq e lumtur, sa imazhet e shfaqin.
“Nuk jemi ai çifti që e ka braktisur punën prej orës nëntë deri në pesë pasdite dhe është nisur për në ndonjë perëndim dielli. Ne ende punojmë dhe mund të themi, se punojmë shumë që të mund të vazhdojmë”, ka shpjeguar Jake.
“Instagrami në vetvete, është një realitet i pjesshëm. Pas glamurit dhe hapësirave luksoze, ka shumë netë pa gjumë, orë të tëra në laptop, ushqime të lira dhe ditë stresuese udhëtimi”, tregon ai anën tjetër të shëtitjeve.
I pyetur se si ia dalin, që t’i përballojë shpenzimet, Jake ka thënë se nuk ka trashëguar para nga familja, apo se paguhet nga dikush si sponzor, ndërsa shton se këtë gjithkush mund ta bëjë.
Ata punojnë nga katër muaj në Australi, të angazhuar nga 12 orë për çdo natë të javës, ndërsa paratë e fituara mundohen t’i shpenzojnë në mënyrë sa më ekonomike.
“Nuk jemi të fokusuar që të posedojmë gjëra materiale, por duam të shpenzojmë në eksperienca”, ka shpjeguar ai.
Kjo mënyrë e jetës, sipas tyre është e njëjtë për të gjithë që bëjnë pushime të gjata, ndërsa as ata nuk dallojnë shumë.
“Gjatë tërë kohës na pyesin, se kush na i realizon fotografitë. Nëse kemi ndonjë njeri të tretë me vete, kjo nuk është e vërtetë. Jemi vetëm, sikur të ishte edhe dikush do e bënte gjithçka më të lehtë, por ku do ishte e bukura e kësaj”, ka thënë Jake me mahi.
Ata përdorin një tripod, në të cilin e vendosin aparatin, në mënyrë që t’i zë të dy në kuadër dhe të duken sa më mirë.
Me kalimin e kohës, ata kanë nisur edhe të japin këshilla, se si të fillohet një udhëtim i gjatë në buxhet të ulët, si dhe forma të ndryshme si të kalohen pushimet sa më mirë.
Derisa aventura e tyre po vazhdon nëpër zonat më përrallore të botës, më pushtë mund t’i shikoni fotografitë, që Jake dhe Maria i ndajnë me ndjekësit e tyre. /Tlegrafi/
http://fairytalesarereal.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Burri vozit veturën me vajzën e tij në prehër, videoja ngjall reagime në rrjete sociale
E hap paketën për të gjetur diçka krejtësisht të papritur: Gruaja nga Kolumbia tmerrohet nga hardhuca masive që gjen brenda porosisë së saj
Derrat u ngjitën në pemë dhe lëpinë pemën e pjeshkës -pronari nuk e di se çfarë i ndodhi
Boshnjaku i dehur bëri një ndër marrëzitë e paparë në jetë
Vajza "Hawk Tuah" ia shpjegon gjyshes kuptimin e shprehjes virale
Derrat u ngjitën në pemë dhe lëpinë pemën e pjeshkës -pronari nuk e di se çfarë i ndodhi
Burri vozit veturën me vajzën e tij në prehër, videoja ngjall reagime në rrjete sociale
Miliona e panë videon e djalit duke qeshur
Pronari e mësoi qenin t'i hidhej në prehër, më vonë u pendua
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Zana Spahiu dorëhiqet nga ushtruesja detyrës së drejtoreshës në RTK
Liverpooli po i transferon dy yjet e rivalit nga Liga Premier për 100 milionë euro
Ripërserit Daçiq: Është i pamundur ekstradimi i Radoiçiqit, Serbia nuk e njeh Kosovën
I kërkuar nga Real Madridi: Trent Alexander-Arnold ka vendosur për të ardhmen e tij
Trump: Nëse iranianët më vrasin, Amerika dua që ta zhduk Iranin
Kur do të kthehet trupi i Faton Hajrizit, flet Ivica Daçiq