LAJMI I FUNDIT:

Partitë politike konfirmojnë pjesëmarrjen në tryezën e thirrur nga Veseli

Partitë politike konfirmojnë pjesëmarrjen në tryezën e thirrur nga Veseli

Të martën pritet të mbahet tryeza e diskutimit në mes partive politike, e cila është thirrur nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Kjo tryezë e cila ka për qëllim arritjen e konsensusit politik për agjendën shtetërore të Kosovës, pritet që të mbledhë në takim të gjithë përfaqësuesit e subjekteve politike.


Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë për Telegrafin se beson që të gjitha partitë do të jenë të martën në këtë takim.

“Besoj se të gjitha partitë e ftuara do t’i dërgojnë përfaqësuesit e tyre”, u shpreh Krasniqi.

Edhe zyrtarë të partive tjera politike kanë konfirmuar se do të marrin pjesë në këtë tryezë. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë për Telegrafin se do të marrin pjesë, pasi që sipas tij kjo tryezë është e iniciuar nga LDK-ja.

“Po do të marrim pjesë sepse është tryezë e iniciuar nga LDK dhe ka nevojë të arrihet sa më parë një marrëveshje për të nxjerrë vendin nga kriza politike. LDK-ja do të përfaqësohet nga nënkryetari Agim Veliu”, ka thënë Hoti.

Edhe Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se do të jetë e pranishme në këtë tryezë. “Po do të merr pjesë Glauk Konjufca në emër të VV-së”, ka thënë për Telegrafin, zëdhënësja e VV-së, Tinka Kurti.

Pjesëmarrjen në këtë tryezë e ka konfirmuar edhe  Nisma Socialdemokrate.

“Ashtu sikur që kemi deklaruar edhe për takimin e ftuar nga LDK javën e kaluar, Nisma Socialdemokrate konsideron se takimet mes partive politike janë të mirëpritura. Nisur nga kjo, Nisma do të marrë pjesë në të gjitha takimet e ftuara nga partitë politike”, u shpreh shefi i GP-së të Nismës, Bilall Sherifi.

Telegrafi ka provuar të marrë një qëndrim edhe nga zyrtarë të AAK-së dhe Grupit të Deputetëve të Pavarur, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Takimi i thirrur nga kryetari Veseli do të mbahet të martën në ora 13:00, në sallën C301, në Kuvendin e Kosovës.

Në këtë tryezë, Veseli ka propozuar të diskutohet për çështjet më prioritare për shtetin, me theks të veçantë për: fazën përfundimtare të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, hartimin e Statutit për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, agjendën e integrimeve evropiane, formimin e Ushtrisë së Kosovës, reformën zgjedhore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Lugina
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kalo në kategori