‘Partitë nuk tregohen transparente për shpenzimet e tyre komunale, të komunikacionit dhe transportit’
Pjesa më e madhe e partive politike nuk kanë dorëzuar raport-shpenzimet për shërbimet komunale, komunikacionin dhe transportin, tregon raporti i “Transparencë Maqedoni”, që kryen monitorimin e shpenzimeve të partive politike nga buxheti, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Tetë parti politike nuk kanë treguar shpenzimet për shërbime komunale dhe ngrohje dhe aq parti (Koalicioni i OBRM-PDUKM-së, BDI-së, koalicioni OBRM për Maqedoni, koalicioni Aleanca për Shqiptarët, PPD, PL, PDSH) nuk kanë treguar shpenzimet për shërbime komunikacioni, që realisht janë shpenzime. Gjithashtu, shumë parti nuk kanë dorëzuar raport për shpenzimet për transport dhe shërbime transporti si dhe për akomodim në hotele, përderisa janë mbajtur tubime në qytetet tjera”, thotë kryetarja e “Transparencë Maqedoni”, Slagjana Taseva.
Ajo që bie në sy nga raportet financiare është se shpenzimet e LSDM deri në denarin e fundit përputhet me donacionet që i kanë nga anëtarët, ndërsa për OBRM-PDUKM-në duhet të shihet prej ku e mbulojnë shprazëtirën, gjegjësisht shpenzimet.
“Ajo që s’mundet sigurisht të vërtetohet është sa para janë shpenzuar për reklamim në internet sepse kjo nuk paguhet nga llogaria zgjedhore, por nga kartela. Më pas del se disa parti kanë treguar vetëm 10.000 denarë për reklamim nëpër ueb faqe, që nuk përputhet me çmimet e atyre mediumeve dhe kjo shumë sipas gjendjes reale faktike është shumë e vogël”, shton më tej Taseva.
Sipas Tasevës, financimi i partive duhet të jetë e ndarë nga financimi i fushatës sepse bëhet fjalë për koalicione ndërsa shumë shpesh ka derdhje të parave nga partitë për financimin e fushatës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
KSHZ tregon daljen në shtatë vendvotimet ku sot rivotohet
E rëndë në Durrës, katër të rinj marrin peng dhe dhunojnë një 15-vjeçar, policia ndërhyn për ta liruar
Zjarr në departamentin e grave në Idrizovë, katër punonjëse kanë përfunduar në Toksikologji
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251