LAJMI I FUNDIT:

Partia qeveritare në Gjeorgji fitoi mbi dy të tretat e vendeve në Parlament

Partia qeveritare në Gjeorgji fitoi mbi dy të tretat e vendeve në Parlament

Partia qeveritare Ëndrra Gjeorgjiane (KO) pas rrethit të dytë të djeshëm të zgjedhjeve parlamentare në Gjeorgji, fitoi 115 nga gjithsej 150 vende në Parlament, që i jep mundësi të bëjë ndryshime të mëdha në vend, duke e përfshirë edhe ndërrimin e Kushtetutës.

Sipas të dhënave të Komisionit qendror zgjedhor, kandidatët e KO-së kanë fituar në 48 nga 50 njësi zgjedhore në të cilat në rrethin e dytë është zgjedhur nga një deputet sipas sistemit të shumicës.


Plotësisht, KO fitoi edhe 23 deputetë sipas modelit të shumicës që në rrethin e parë, si dhe 44 mandate sipas modelit zgjedhor proporcional.

Partia më e madhe opozitare Lëvizja Kombëtare e Bashkuar (ENM) fitoi 27 deputetë, të gjithë sipas modelit proporcional, ndërsa tetë mandatet e tjera u përkasin dy partive më të vogla dhe kandidatëve të pavarur.

KO dhe ENM vlejnë si parti me orientim properëndimor, të cilat mundohen për anëtarësim të Gjeorgjisë në BE dhe NATO, por autoritetet në Tbilis megjithatë në politikën e tyre të jashtme mundohen të balansojnë mes përcaktimit drejt Perëndimit dhe përpjekjet për përmirësim të marrëdhënieve me Rusinë.

Pas publikimit të rezultateve të para nga votimi i djeshëm, kryeministri gjeorgjian Giorgi Kvirikashvili deklaroi se Gjeorgjia do të “vazhdojë të bashkëngjitët drejt parimit për integrim në BE dhe NATO, por në të njëjtën kohë do të mundohet edhe t’i zvogëlojë tensionet me Rusinë”. /kp/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Botë
Tornadoja merr “me vete” depon në Nebraska, erërat frynin me shpejtësi mbi 250 km/h – nuk raportohet për të lënduar

Tornadoja merr “me vete” depon në Nebraska, erërat frynin me shpejtësi mbi 250 km/h – nuk raportohet për të lënduar

Amerika
Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Evropa
Kalo në kategori