LAJMI I FUNDIT:

Partia e Drejtësisë beson në pafajësinë e kryetarit Agani

Partia e Drejtësisë beson në pafajësinë e kryetarit Agani

Kryesia e Partisë së Drejtësisë sot ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme në të cilën i ka dhënë mbështetje të fuqishme liderit Ferid Agani, duke qenë e bindur thellë në korrektësinë, ligjshmërinë dhe pafajësinë e tij, gjatë kryerjes së detyrave dhe të sendërtimit të përgjegjësive shtetërore.

Sipas një komunikate të kësaj parti, Kryesia e Partisë, degët dhe nëndegët e saj; si dhe e gjithë anëtarësia e gjerë, qëndrojnë fuqimisht, unike dhe unanime në përkrahje të plotë dhe të vazhdueshme të kryetarit të saj Prof.Dr. Ferid Agani, duke qenë e bindur thellë në korrektësinë, ligjshmërinë dhe pafajësinë e tij, gjatë kryerjes së detyrave dhe të sendërtimit të përgjegjësive të tij shtetërore, si gjithherë ashtu edhe gjatë përmbarimit të mandatit ministror në Ministrinë e Shëndetësisë.


“Duke besuar në drejtësinë universale dhe atë të institucioneve të Republikës së Kosovës, si dhe në pafajësinë e kryetarit të Partisë së Drejtësisë, kryesia është e bindur që do të mbizotërojë e vërteta, dhe rrjedhimisht në përfundim të procedurës gjyqësore, kryetari Agani do të triumfojë – në këtë galimatias pandehmash të pabazuara, duke u shpallur plotësisht i pafajshëm me vendim meritor të organeve kompetente të drejtësisë, nga e gjithë kjo çështje e pretenduar juridiko-penale”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Sfidat dhe përgjegjësia e mediave në gjuhën serbe në Kosovë, flasin Zulfija Jakupi e Isak Vorguçiq

Sfidat dhe përgjegjësia e mediave në gjuhën serbe në Kosovë, flasin Zulfija Jakupi e Isak Vorguçiq

Lajme
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Lajme
Kalo në kategori