LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti britanik, “fans” i faqeve pornografike

Parlamenti britanik, “fans” i faqeve pornografike

Më shumë se 24 mijë përpjekje janë bërë për të hyrë në faqe interneti pornografike nga ndërtesa e parlamentit britanik në pesë muajt që pasuan zgjedhjet e përgjithshme të qershorit të shkuar.

Sipas shifrave zyrtare, 24.473 tentativat, apo 160 në ditë, u bënë nga kompjuterët apo pajisjet e tjera elektronike të lidhura me rrjetin e parlamentit që përdoret nga deputetët, stafi i tyre si dhe nëpunësit nga qershori në tetor.


Ky zbulim vjen ndërsa vijon skandali ish zëvendës kryeministrit Damian Greenm, i cili dha dorëheqjen pasi gënjeu për materiale pornografike që u gjetën në kompjuterët e zyrës së tij në vitin 2008.

Të dhënat për preferencat e fundit audiovizive të stafit të parlamenti britanik i morën pas një kërkesë të shoqatës së shtypit bazuar në ligjin për lirinë e informacionit. Shtatori i shkuar ishte më i ngarkuari me mbi 9000 përpjekje për të hyrë në faqet pornografike nga kompjuterët e parlamentit në dhomën e lordëve dhe dhomën e ulët.

Zyrtarë të parlamentit thanë se faqet pornografike janë të bllokuara në rrjetin e tyre, prandaj shumica e përpjekjeve për ti hapur nuk janë me dashje, transmeton tch. Megjithatë, një tjetër statistikë thotë se vitin e shkuar pati thuajse 3 milionë përpjekje për të hapur faqe të bllokuara nga rrjeti i parlamentit.

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori