LAJMI I FUNDIT:

Parisi ‘pushtohet’ nga mbeturinat dhe minjtë, shkak greva e punonjësve të pastrimit – 6.500 tonelata qëndrojnë nëpër rrugë

Parisi ‘pushtohet’ nga mbeturinat dhe minjtë, shkak greva e punonjësve të pastrimit – 6.500 tonelata qëndrojnë nëpër rrugë

Kontejnerët dhe koshat e vegjël të mbeturinave në pjesë të mëdha të Parisit dhe mijëra tonelata mbeturina që askush nuk i merr në rrugët e kryeqytetit francez – është rezultat i grevës së punëtorëve të pastrimit që filloi një javë më parë, raporton BBC.

“Është papastërti dhe kjo tërheq minjtë dhe buburrecat”, u ankua një qytetar i Parisit gjatë një interviste dhënë për një radio franceze, transmeton Telegrafi.


Punëtorët janë në grevë për shkak të propozimit të qeverisë së Emmanuel Macron, për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64. Qytete të tjera, duke përfshirë Nantes, Rennes dhe Le Havre, u prekën gjithashtu nga greva.

Punëtorët e pastrimit iu bashkuan grevës një javë më parë për shkak të daljes në pension të vonuar, dhe autoritetet e Parisit thonë se gjysma e lagjeve të qytetit të mbuluara nga punonjësit e bashkisë, janë prekur nga aksioni.

Tre kantiere të përpunimit të mbetjeve janë bllokuar dhe i katërti është pjesërisht i mbyllur. Të hënën, autoritetet e Parisit njoftuan se 5.600 tonelata mbeturina nuk ishin mbledhur ende.

Një komentator në radio Europe1 e përshkroi situatën si një “tavolinë suedeze” për gjashtë milionë minjtë në Paris, dyfishi i popullsisë.

Në 10 qarqet e mbuluara nga kompanitë private, grumbullimi i mbeturinave u krye pothuajse normalisht, njoftoi bashkia e qytetit. Disa raporte tregojnë se aktivistët po përpiqeshin të parandalonin mbledhjen e vazhdueshme të mbeturinave. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Amerika Latine
Kalo në kategori