LAJMI I FUNDIT:

Parisi ndalon dhënien me qira të skuterëve elektrikë

Parisi ndalon dhënien me qira të skuterëve elektrikë

Në Paris hyri në fuqi ndalimi i marrjes me qira të skuterëve elektrik, i cili është një reagim ndaj rritjes së numrit të personave që janë lënduar apo kanë vdekur si pasojë e aksidenteve rrugore me këtë mjet transporti.

Në referendumin e muajit prill, pothuajse 90 për qind e parizienëve ishin në favor të ndalimit të dhënies me qira të skuterëve elektrik. Metropoli francez është një nga qytetet e para që ndalon marrjen me qira të këtyre mjeteve, raporton bbc.


Kujtojmë se kryebashkiaku i Parisit, Anne Hidalgo, shpalli referendumin dhe deklaroi se ishte e prirur për të vendosur ndalimin.

Në shtator të vitit të kaluar, autoritetet e qytetit paralajmëruan tre kompani se nuk do t’i zgjatnin lejen nëse nuk do të përballeshin me drejtuesit e pakujdesshëm dhe abuzime të tjera. Kompanitë propozuan masa për përmirësime, të tilla si vendosja e targave.

Kritikët besojnë se drejtuesit e skuterëve elektrik respektojnë sipërfaqësisht rregullat e trafikut. Ajo që ndodh në qytetet e tjera është se skuterët elektrik lëvizin në zonat e këmbësorëve dhe parkohen në vende ku nuk duhet të parkohen. Nuk mungon as fakti që automjetet hidhen në lumin Sen.

Nga ana tjetër, mbështetësit e këtyre automjeteve besojnë se skuterët elektrikë janë një alternativë e mirë për veturat dhe transportin publik. /Telegrafi/