LAJMI I FUNDIT:

Paris dhe Nicky Hilton kanë qenë frymëzim për komedinë e famshme “White Chicks”

Paris dhe Nicky Hilton kanë qenë frymëzim për komedinë e famshme “White Chicks”
(Foto: The Today Show)

Komiku i famshëm, Marlon Wayans, ka rrëfyer se komedia e popullarizuar “White Chicks” është frymëzuar nga motrat e njohura, Paris dhe Nicky Hilton.

Komedia e vitit 2004 ndjek dy agjentë afro-amerikanë të FBI-së, të maskuar si dy bionde për të zbuluar një komplot rrëmbimi.


Në një postim në Instagram, Marlon ka deklaruar se ai dhe vëllai i tij, Shawn Wayans, i cili luajti me të në film, panë motrat Hilton në kopertinën e revistës dhe pjesa tjetër është histori.

Ai ka treguar se vëllai e kishte thirrur në 3:00 të mëngjesit duke i thënë: “Marlon, duhet t’i luajmë ‘zoçkat e bardha’” që përfundimisht u bë edhe titulli i filmit (“White Chicks”).

Pasi pa fotografinë e motrave Hilton në kopertinën e revistës në fjalë, Wayans tha se atëherë e kuptoi atë që donte të thoshte vëllai i tij: “Unë e kuptova menjëherë. Ato ishin aq të famshme në atë kohë dhe pasqyronin kulturën popullore”.

“Prandaj, faleminderit Paris dhe Nicky që jeni muza”, shtoi Wayans në postimin e tij, duke shkruar, “Kur ta xhirojmë vazhdimin, duhet të shkojmë së bashku për shoping”.


Edhe Paris dhe Nicky Hilton e kanë pranuar me kënaqësi këtë njoftim të Marlon.

“Ishte mrekullueshme që të pashë mbrëmë. Ai film ka qenë shumë qesharak”, ka shkruar Paris.

“Jemi me fat që mund të ishim burim frymëzimi! ‘White Chicks 2’?”, ka shtuar Nicky në një koment tjetër.

Edhe pse është spekuluar se do të xhirohet një vazhdim i komedisë së vitit 2004, kjo ende nuk ka ndodhur. /Telegrafi/

(Foto: People Magazine)

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Kalo në kategori