Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Dita e marte do të shoqërohet me mot afërsisht të ngjashëm, me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4-5 gradë celsius, kurse maksimumet e ditës priten të arrijnë deri 20. Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga ana e veriut dhe verilindjes .
Të mërkurën do mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu. Temperatura më e ulët do të luhatet në mes 5-7 gradë celsius, ndërsa më e larta e ditës do të arrijë deri në 16. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1- 7m/s.
Të enjten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës mund të shoqërohen me reshje shiu dhe zbrazje elektrike (vetëtimë dhe bubullimë). Temperaturat minimale do të luhaten në mes 3-5 gradë celsius, kurse më e larta e ditës do të arrijë në 15. Do të fryjë erë nga verilindja, herë-herë e vrullshme.
Nga dita e premte e deri të dielën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale do të luhaten në mes 3-5 gradë celsius, kurse maksimumet e ditës do të arrijnë deri në 21. Do të fryjë erë nga ana e jugut dhe jugperëndimit, e lehtë dhe mesatare.
Në tabelën vijuese janë paraqitur temperaturat minimale dhe maksimale për qytetet kryesore të Kosovës për ditën e sotme dhe parashikimi për ditën e nesërme. /Telegrafi/













































