LAJMI I FUNDIT:

Parashikimet nga Bill Gates, 27 vjet më parë – nga Google Maps, telefonat inteligjentë e deri te puna në distancë

Parashikimet nga Bill Gates, 27 vjet më parë – nga Google Maps, telefonat inteligjentë e deri te puna në distancë

Viti 1995 mund të mos duket shumë kohë më parë, por në botën e teknologjisë, duket si një shekull.

Para shfaqjes së internetit dhe kompjuterëve portativë, ishte e vështirë për këdo të parashikonte se çfarë mund të vinte më pas.


Megjithatë, për oligarkët e teknologjisë si themeluesi i Microsoft-it, Bill Gates, e ardhmja ishte afër, siç tregon një video e zbuluar së fundmi nga viti 1995, përcjell Telegrafi.

Për Gates, Bezos dhe Musk, shpenzimi i 1 milion dollarëve është i barabartë me një amerikan mesatar që shpenzon 1 dollar
Lexo po ashtu Për Gates, Bezos dhe Musk, shpenzimi i 1 milion dollarëve është i barabartë me një amerikan mesatar që shpenzon 1 dollar

Videoja tregon një fjalim nga Bill Gates të quajtur “Rruga përpara”, ku ai parashikoi me saktësi të frikshme se si mund të dukej teknologjia në vitin 2005.

Ai diskutoi për teknologjinë, si Netflix, që do t’i lejonte njerëzit të shikojnë “shfaqjet e tyre të preferuara” sipas kërkesës pa pasur nevojë të presin për një orar televiziv.

Gates diskutoi gjithashtu idenë e konvergjencës dixhitale, ku çdo gjë nga librat dhe arti, deri te filmat dhe dokumentet do të kalonte te kompjuterët.

Ai mendoi se kjo do të çonte në një ‘PC me portofol’ ose një ‘pajisje të vogël që mbani me vete’ me një ekran—domethënë një smartphone, i cili do të dilte në 2005. (iPhone u lançua në vitin 2007).

Gates tha për ‘PC-në portofol’: “Është në gjendje të zëvendësojë vërtet gjithçka që mbani me vete dhe më shumë”.

Publikohet videoja e Bill Gates nga ditët e rinisë, themeluesi i Microsoft asokohe "peshonte" 9 miliardë dollarë - e 28 vite më vonë 136
Lexo po ashtu Publikohet videoja e Bill Gates nga ditët e rinisë, themeluesi i Microsoft asokohe "peshonte" 9 miliardë dollarë - e 28 vite më vonë 136

“Pra, marrja e mesazheve, shikimi i lajmeve më të fundit, shikimi i vendndodhjeve të ndryshme, mbajtja e orarit tuaj, mbajtja e qindra fotografive të fëmijëve tuaj të ruajtura atje, të gjitha ato gjëra janë lehtësisht të mundshme me këtë lloj teknologjie”.

Dhe ndoshta parashikimi më drithërues ishte për të punuar në distancë nga shtëpia duke përdorur internetin. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Teknologji
Raportohet se kompania prodhuese e çipave Arm do të prodhojë edhe gjysmëpërçuesin e vet

Raportohet se kompania prodhuese e çipave Arm do të prodhojë edhe gjysmëpërçuesin e vet

Teknologji
Në kryeqytetin e Lituanisë është ndërtuar një “portë virtuale”, përmes së cilës bëhet lidhja në kohë reale me njerëz në qytetet tjera

Në kryeqytetin e Lituanisë është ndërtuar një “portë virtuale”, përmes së cilës bëhet lidhja në kohë reale me njerëz në qytetet tjera

Teknologji
Kalo në kategori