LAJMI I FUNDIT:

Publikohet videoja e Bill Gates nga ditët e rinisë, themeluesi i Microsoft asokohe “peshonte” 9 miliardë dollarë – e 28 vite më vonë 136

Publikohet videoja e Bill Gates nga ditët e rinisë, themeluesi i Microsoft asokohe “peshonte” 9 miliardë dollarë – e 28 vite më vonë 136

Në YouTube është publikuar një video 15-minutëshe e realizuar në vitin 1994, ku drejtori i atëhershëm i Microsoft, Bill Gates, i uron mirëseardhjen punonjësve të rinj dhe tregon sesi kjo kompani është zhvilluar ndër vite.

Videoja e publikuar në kanalin e YouTube që flet për historinë e kompjuterëve (Center for Computing History), transmeton Telegrafi.


Gates ishte 39-vjeç dhe edhe atëherë ishte i pasur. Sipas listës së revistës Forbes, kishte pasur një pasuri prej 9,35 miliardë dollarë – kurse tani ka 136 miliardë.

Gjatë fjalimit të tij, Gates ka patur fjalë të mira për kompaninë Apple, që është për t’u habitur për faktin se Apple ishte konkurrenti më i madh i Microsoft.

Ai tregoi se si një prej korporatave më të mëdha në botë e themeloi me mikun Paul Allen. Madje foli edhe për kompjuterët (dekstop), në veçanti për minjtë (mouse) si një prej pjesëve përbërëse të kompjuterëve. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Teknologji
Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Teknologji
Viber prezanton funksionin e ri me Al

Viber prezanton funksionin e ri me Al

Teknologji
Logitech po përgatit një mi

Logitech po përgatit një mi "të zgjuar": Ju ndihmon të shkruani email ose të modifikoni tekstet - sa do të kushtojë

Teknologji
Kalo në kategori