LAJMI I FUNDIT:

Parashikimet e astrologut britanik për vitin 2021: Rënia e BE-së, lufta dhe Trump “do të bëhet më i fuqishëm”

Parashikimet e astrologut britanik për vitin 2021: Rënia e BE-së, lufta dhe Trump “do të bëhet më i fuqishëm”

Astrologu nga mediumi kryesor britanik, Craig Hamilton-Parker, ka zbuluar parashikimet e tij për 2021, të cilat përfshijnë paralajmërime të luftës në Lindjen e Mesme, kolapsin e Bashkimit Evropian dhe ngritjen e Donald Trump në pushtetin e ri.

Viti 2020 ka qenë padyshim shkatërrues për shumicën dhe njerëzit shpresojnë për një erë ndryshimi në vitin 2021. Vitin e kaluar kemi parë pandeminë e coronavirusit në të gjithë globin, zjarret rekord në Australi dhe Amerikë, si dhe ato më intensive dhe zgjedhjet e diskutueshme presidenciale të SHBA-së në historinë e fundit. Por çfarë na pret në 2021? Craig Hamilton-Parker, një astrolog, që nga mediumet britanike është quajtur Nostradamus i ditëve të sotme, ka zbuluar parashikimet e tij për 2021 dhe atë që ai mendon se do të shfaqet në titujt e këtij viti, shkruan Express.co.uk.


Hamilton-Parker pretendon të ketë parashikuar pandeminë e coronavirusit në vitin 2017 kur ai tha se do të kishte një pandemi globale të gripit në të ardhmen.

Ai gjithashtu pretendon se ka parashikuar fitoren presidenciale të Donald Trump në vitin 2016 dhe tërheqjen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian, transmeton Telegrafi.

Dhe megjithëse parashikimet nuk shkojnë gjithmonë siç ata thonë, një numër ngjarjesh këtë vit i janë afruar shumë parashikimeve të tij për vitin 2020.

Astrologu i lindur në Southampton parashikon që viti i ri do të jetë i mbushur me luftë, sëmundje dhe skandale politike si ata që nuk i kemi parë për një kohë të gjatë.

1. Kolapsi ekonomik i BE-së

Astrologu, i cili drejton Psychics.co.uk, më parë i ka thënë Express.co.uk se si ai beson se ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar do të shkojë mirë pas Brexit.

Ai tani ka thënë që BE po përballet me një të ardhme shumë më të pasigurt, me mundësinë e largimit të bllokut ekonomik nga më shumë shtete anëtare.

Hamilton-Parker tha: “Ekonomitë amerikane dhe evropiane do të lëkunden duke zvarritur ekonomitë e tjera nëpër botë. Unë kam folur më parë për shpërbërjen e Evropës diku pas Brexit”.

Ekonomia britanike, megjithatë, do të pësojë një tërheqje të shkurtër pas Brexit e ndjekur nga “përmirësim i qëndrueshëm”, sipas tij.

2. Lufta në Lindjen e Mesme midis Iranit dhe Izraelit

Pasi u vra një shkencëtar i lartë bërthamor iranian në fillim të këtij viti, gishti i fajit u drejtua shpejt drejt Izraelit.

Irani dhe Izraeli nuk kanë pasur marrëdhënie të mira dhe Hamilton-Parker beson se tensionet janë gati të ziejnë në vitin 2021.

Ai tha: “Një nga konfliktet më të rrezikshëm në vitin 2021 do të jetë midis Izraelit dhe Iranit.

“SHBA do të ndalojë sanksionet në përpjekje për të rivendosur diplomacinë. Kjo do të jetë katastrofike për iranianët të cilët do të protestojnë në rrugë”.

Ai parashikon që Izraeli do të godasë objektet bërthamore të Iranit me mbështetjen e mundshme të Arabisë Saudite.

3. Ngritja e Donald Trump në pushtet pas zgjedhjeve të humbura

Pas kaosit përreth zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në SHBA, Hamilton-Parker parashikoi saktë se demokrati Joe Biden do të shkonte përpara dhe do të merrte detyrën në Shtëpinë e Bardhë.

Por kjo nuk do të jetë e fundit që dëgjojmë për Donald Trump – përkundrazi.

Sipas parashikimeve të tij, republikanët do të zbulonin disa prova të mashtrimit elektoral, por jo aq sa të ndryshonin rezultatet e zgjedhjeve.

Hamilton-Parker tha: “Trump do të bëjë një betejë të egër. Ai do t’i çojë gjërat në gjykatën e lartë por nuk do të ketë sukses. Mashtrimi është zbuluar, por jo prova të mjaftueshme për të kërkuar një zgjedhje të re. Sfidat do të vazhdojnë në 2021.

Hamilton-Parker shtoi: “Ai do të bëhet një zë më i fuqishëm se presidenti Biden dhe do të ushtrojë ende pushtet përmes mediave”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Policia izraelite bastis zyrat e Al Jazeera në Jerusalem

Policia izraelite bastis zyrat e Al Jazeera në Jerusalem

Azia
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori