LAJMI I FUNDIT:

Parashikim: Liverpool – Everton

Parashikim: Liverpool – Everton
Jurgen Klopp i koncentruar maksimalisht te ndeshja. Foto: Getty Images

Liverpooli do të përballet me Evertonin në derbin e madh të rajonit Merseyside që zhvillohet në Anfield. Për Liverpoolin, fitorja është opsioni i vetëm në këtë takim.

Vendi: Anfield Road, Merseyside
Koha: 1 prill (e shtunë), 13:30


James Milner duke festuar golin me bashkëlojtarët. Foto: Getty Images

Lajmet rreth ekipeve

Liverpool
Liverpooli ka paguar aeroplan special privat në mënyrë që Philippe Coutinho dhe Roberto Firmino të kthehen në kohë nga Brazili për t’u përgatitur për duelin, megjithatë përfshirja e tyre në këtë ndeshje është shumë në dyshim.
Jordan Henderson do të mungojë edhe një herë dhe me Adam Lallanan po ashtu jashtë fushe, Jurgen Klopp mbetet me probleme rreth opsioneve në mesfushë.
Lucas Leiva duket si opsioni më i mirë për mesfushë, kurse Origi mund të jetë në sulm duke parë që as Sturridge s’është i gatshëm për lojë.

Everton
Seamus Coleman po vuan nga thyerja e këmbës sa ishte në angazhim me kombëtaren dhe nuk do të jetë i gatshëm për blutë edhe një kohë të gajtë.
Ai i bashkohet të munguarit afatgjatë Yannick Bolasie në listën e të lënduarve, teksa Muhamed Besic vazhdon të ndërtojë formën fizike dhe nuk pritet që të luajë në këtë takim.
James McCarthy do të vlerësohet për duelin, por Ronald Koeman ka konfirmuar se Morgan Schneiderlin do të mungojë në fundjavë ashtu sikurse edhe ndaj Manchester Unitedit.
Menaxheri i Evertonit po ashtu ka konfirmuar se Ramiro Funes Mori do të duhet kohë pasi u largua nga dueli që Argjentina e humbi me rezultat 2-0 nga Bolivia.

Roberto Firmino nuk beson se çfarë rasti ka humbur. Foto: Getty Images

A e dini se?

Liverpooli është i pamposhtur në 18 ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj Evertonit në të gjitha garat.

Liverpooli është i pamposhtur në 21 nga 22 ndeshjet e fundit në shtëpi në Ligën Premier.

Liverpooli ka shënuar së paku dy gola në 9 nga 11 ndeshjet e fundit në shtëpi në Ligën Premier.

Evertoni ka shënuar së paku 2 gola në 4 ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Janë shënuar së paku tri gola në tri ndeshjet e fundit të Evertonit në Ligën Premier.

Evertoni është i pamposhtur në 11 nga 12 ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Analiza

Pas një starti të keq të vitit 2017, LIverpooli ka humbur vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit kampionale, duke fituar tri dhe synon të kthehet sërish në luftën për vendin e katërt. Ata kanë përparësinë ndaj Evertonit pasi kanë fituar tri nga pesë ndeshjet e fundit derbi në Anfield.

Evertoni në anën tjetër ka qenë në formë të shkëlqyer që nga Krishtlindjet duke humbur vetëm një nga 12 ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Evertoni ka probleme të mëdha në mbrojtje dhe Liverpooli mund të shfrytëzojë pushimin e kombëtareve për të marrë një fitore të rëndësishme.

Parashikimi: Liverpool 2-1 Everton

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori