eksperti ad

Duke shikuar statistikat, mund të vërtetohet se edhe në këtë sezon Lionel Messi po shkëlqen te Barcelona.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë deri më tani ka shënuar 23 gola dhe ka bërë 16 asistime në 30 paraqitje për katalunasit në të gjitha garat.


32-vjeçari është lojtari më i vlerësuar nga WhoScored, me një notë 8.61, gjersa pas tij renditet Casemiro me vlerësimin 7.57.

Sidoqoftë, një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për përballjen e të dielës ndaj Real Madridit në Santiago Bernabeu, aty ku argjentinasi nuk arriti të lë gjurmë.

WhoScored e ka vlerësuar Messin me notën 6.39, e që hyn në mesin e lojtarëve që kishin paraqitje të dobët.

Argjentinasi shihej më shumë duke ecur nëpër fushë se sa vraponte që të ndihmonte skuadrën e tij.

Mediat në Spanjë raportuan se me të në fushë në këtë takim, Barcelona ishte me një lojtarë më pak, e që është përshkruar si paraqitja më e dobët e tij deri më tani në këtë edicion. /Telegrafi/

https://twitter.com/inex_tremis/status/1234299309845250049

https://twitter.com/EtniesJags/status/1234365142680428544

https://twitter.com/Jay_RMA/status/1234268193398706176

telegrafi sport app