LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërimi i mjekut që zbuloi Ebolën: Viruse tjera vdekjeprurëse do të vijnë

Paralajmërimi i mjekut që zbuloi Ebolën: Viruse tjera vdekjeprurëse do të vijnë

Njerëzimi është duke u ballafaquar me një sërë viruse të mundshme fatale që po shfaqen nga pyetjet e dendura të Afrikës, ka bërë të ditur profesori Jean-Jacques Muyembe, i cili në vitin 1976 ndihmoi në zbulimin e virusit të Ebolës dhe prej atëherë është në vijën e parë “të gjahut” të patogjeneve të reja.

“Tani jem në botën nga e cila do të dalin patogjene të reja. Është diçka që paraqet kërcënim për njerëzimin”, ka thënë për CNN profesori afrikan, transmeton Telegrafi.


Si një hulumtues i ri, Muyembe kishte marrë mostrat e para të gjakut nga viktimat e sëmundjes misterioze që shkaktonte gjakderdhje dhe ua mori jetën rreth 88 për qind të pacientëve nga 80 anëtarëve të personelit që kishin punuar me mision në Yambuk, kur edhe kjo sëmundje për herë të parë u zbulua.

Epruvetat me gjak ishin dërguar në Belgjikë dhe SHBA – ku shkencëtarët kanë zbuluar virusin në formë të krimbit që më vonë u quajt Ebola.

Identifikimi i Ebolës është mbështetur në zinxhirin e zonave më të dendura pyjore, e tani perëndimi duhet të mbështetet në shkencëtarët nga Kongo që të veprojnë si “gardianë” që do të paralajmërojnë kundër sëmundjeve të ardhshme.

Duke folur për CNN në qytetin kryesor të Republikës Demokratike të Kongos, Muyembe ka paralajmëruar për shumë sëmundje tjera (të kafshëve që barten tek njerëzit) që do të vijnë.

Ndërkaq i pyetur nëse konsideron se pandemitë e ardhshme do të jenë më të rënda se COVID-19, Muyembe është përgjigjur me një “po”.

Që kur në vitin 1901 është identifikuar infeksioni i parë që ka kaluar nga kafshët te njerëzit, shkencëtarët kanë gjetur të paktën 200 viruse për të cilat dihet se shkaktojnë sëmundje të ndryshme te njerëzit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Kalo në kategori