LAJMI I FUNDIT:

Parakaluan 400 makina të brendit luksoz, detaje rreth eventit madhështor të Lamborghini-it në pistën e njohur angleze, Silverstone

Parakaluan 400 makina të brendit luksoz, detaje rreth eventit madhështor të Lamborghini-it në pistën e njohur angleze, Silverstone

Të shtunën u mbajt një event madhështor në Mbretërinë e Bashkuar kur parakaluan gati 400 vetura të brendit luksoz italian Lamborghini.

Eventi për parakalimin e gati 400 super-makinave italiane u mbajt në pistën e garave Silverstone në Northamptonshire të Anglisë, transmeton Telegrafi.


Mbledhja e madhe u organizua për të festuar 60-vjetorin e markës ikonike dhe vendosi një rekord të ri botëror për numrin më të madh të Lambo-ve në rrugë në të njëjtën kohë.

Numri i përgjithshëm i makinave Lamborghini që kaluan në qarkun Silverstone të shtunën pasdite ishte 382.

Parakalimi ishte e gjitha pjesë e “Ditës Lamborghini”, festimi zyrtar i Mbretërisë së Bashkuar të përvjetorit të dekadës së gjashtë të prodhuesit italian të makinave super sportive Automobili Lamborghini.

Rreth 50 milionë euro në një vend - kështu dukej një xhiro e gati 400 supermakinave Lamborghini në një pistë në Angli
Lexo po ashtu Rreth 50 milionë euro në një vend - kështu dukej një xhiro e gati 400 supermakinave Lamborghini në një pistë në Angli

Në këtë pistë çmimi i makinave të parakaluara njëherazi ishte rreth 56 milionë euro.

Përveç se u ekspozuan qindra Lamborghini mahnitëse ndër breza, marka italiane gjithashtu në këtë event prezantoi modelin e saj më të fundit në debutimin e saj në Mbretërinë e Bashkuar.

Revuelto i sapolansuar u prezantua për pronarët dhe pjesëmarrësit e tjerë – modeli i parë hibrid i Lamborghini-t.

“Është rasti i përsosur që Lamborghini Revuelto i ri të bëjë debutimin e tij zyrtar në Mbretërinë e Bashkuar: automjeti i parë i Elektrizuar me Performancë të Lartë që, me kombinimin e tij të një motori të aspiruar V12 dhe tre motorëve elektrikë, jo vetëm që shënon automjetin e parë të elektrizuar të Lamborghini, por gjithashtu vazhdon ADN-ja e makinës super sportive për sa i përket dizajnit, teknologjisë, performancës dhe emocioneve dinamike të Lamborghini-t”, tha shefi ekzekutiv Stephan Winkelmann.

Ekspozimi i makinave rreth pistës krijuan një spektakël ngjyrash dhe krijuan historinë e Lamborghinit për shumicën e makinave së bashku në një pistë, sipas kompanisë.

Në këtë event parakaluan edhe modele klasike të dikurshme të brendit luksoz.

Këto përfshinin një 400 GT, Miura, Espada, Countach, Diablo dhe LM 002, të gjitha të kuruara nga Lamborghini Polo Storico – departamenti i specializuar i markës që menaxhon restaurimin, certifikimin, arkivat dhe pjesët e këmbimit për modelet historike.