LAJMI I FUNDIT:

Paraglajderi tërhiqet nga kamioni Volvo, shikoni ngjarjen e rrezikshme dhe me të papritura (Video)

Paraglajderi tërhiqet nga kamioni Volvo, shikoni ngjarjen e rrezikshme dhe me të papritura (Video)

Guillaume Galvani që është një paraglajder profesionist, është tërhequr nga kamioni Volvo, derisa është ngjitur në ajër nëpër një shteg të Maleve Dinarike në Kroaci.

Makinën e prodhuesit suedez e ka vozitur Louise Marriott, e cila e ka përshtatur shpejtësinë dhe mënyrën e lëvizjes, që ai të ngrihet në ajër, të qëndrojë lartë dhe të bie sërish në tokë, transmeton Telegrafi.


Ngjarja e rrezikshme dhe me shumë të papritura, është bërë që të tregohet qëndrueshmëria që ka kamioni nga Volvo, i cili përkundër shpejtësisë së lartë, mund të lëvizë ashtu si kërkohet.

Pas minutës së parë, në videon e postuar më poshtë, mund të shihni momentin kritik kur paraglajderi ia del të manovrojë dhe të hyjë poshtë një ure. /Telegrafi/