LAJMI I FUNDIT:

Paraburgim të pandehurve për sulm ndaj policëve

Paraburgim të pandehurve për sulm ndaj policëve

Dega e Gjykatës Themelore në Kamenicë ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj tre të pandehurve – R. M., E. M. dhe B. F.

Të pandehurit në fjalë kanë sulmuar policët që kanë qenë me detyrë zyrtare për ruajtjen e vijës kufitare në fshatin Karaçevë, gjithashtu duke dashur t’i ikin veprës penale kanë fyer dhe grisur edhe uniformën zyrtare.


Me këtë rast dyshohet se i pandehuri R. M. dhe E. M. kanë kryer veprën penale: bashkëkryerje dhe bashkëveprim në pengimin e personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare. Ndërsa, i pandehuri B. F. dyshohet se ka kryer veprën penale: sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.