LAJMI I FUNDIT:

Paraburgim shtëpiak për një të punësuar në MEPSO për shkak të marrjes së ryshfetit

Paraburgim shtëpiak për një të punësuar në MEPSO për shkak të marrjes së ryshfetit

Prokurori Publik kompetent nga Prokuroria Themelore Shtip, duke vepruar për kallëzimin penal nga MPB-ja, solli urdhër për zbatimin të hetimit kundër një personi nga Shkupi, i punësuar në MEPSO. I dyshuari ngarkohet se ka kryer vepër penale, marrje të ryshfetit, njoftoi Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë.

Prokurori Publik, duke vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore, deri te gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Shtip dorëzoi propozim për caktim të masës paraburgim, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Gjykatësi i procedurës paraprake me vendim të dyshuarit i caktoi masë paraburgim shtëpiak. Ndaj vendimit të këtillë, Prokuroria Publike sot deri te Këshilli i Gjykatës Themelore Shtip dorëzoi ankesë.

I dyshuari si ekspert ka kërkuar dhe marrë 2.000 eurove  për vërtetim të ekspertizës veçmas të përgatitur ekonomiko-financiare. Më 6 tetor sipas marrëveshjes paraprake i dyshuari ka marrë paratë e shënuara nga denoncuesi, me ç’rast pas intervenimit të personave të autorizuar zyrtarë janë gjetur te i dyshuari dhe ai është arrestuar, qëndron në kumtesën./Telegrafi/