Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.M. shtetas Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor, ndërsa ka refuzuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit të dytë dhe F.M.
Siç njoftohet, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake e Divizionit Penal – Mimoza Shabani, ka vërtetuar faktin se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit dyshohet se në bashkëkryerje i kanë shkaktuar lëndim të rëndë trupor të dëmtuarit B.A. për shkak të një mosmarrëveshje të atëçastshme për shkak se i njëjti u ka zënë rrugën me bagëti, ku të pandehurit ndalen në vendin e ngjarjes, dhe i pandehuri i parë i drejtohet të dëmtuarit me fjalë se ‘kush je ti që po ju tregon fshatarëve mos të kyçen në rrjetin e ujësjellësit’, duke e kapur për fyti ku pastaj e godet me mjetë pune – tërfurk, mjet i përshtatshëm për shkaktimin e lëndimit trupor, pastaj i pandehuri i dytë e godet me grushte në kokë, të cilat lëndime janë të përshkruara në Raportin mjekësor Spitali i Përgjithshëm – Qendra Emergjente në Ferizaj të datë 12 korrik 2021.
Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.M., e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ndërsa ka refuzuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin F.M. dhe të njëjtit i është cakuar masa e arrestit shtëpiak.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City