LAJMI I FUNDIT:

Para 28 vjetësh ishte i katërti në garën për Topin e Artë, sot askush nuk e njeh

Para 28 vjetësh ishte i katërti në garën për Topin e Artë, sot askush nuk e njeh

Në vitin 1994 apo 28 vite më parë, Topin e Artë e fitoi Hristo Stoichkov, futbollist legjendar bullgar, më pas sulmues i Barcelonës.

Stoichkov fitoi Topin e Artë me 210 pikë të tubuara duke u renditur përpara Roberto Baggio që pati 136 pikë dhe Paolo Maldini me 109 pikë.


Megjithatë, befasia ishte pozita e katërt e cila u nda nga legjenda rumune, Gheorghe Hagi dhe Tomas Brolin, të cilët patën nga 68 pikë.

Historia e Brolinit është ndryshe nga e gjithë të tjerëve.

Stoichkov luajti nga 1982 deri në 2003, Baggio luajti nga 1982 deri në 2004 dhe Maldini ndaloi kundërshtarët para zonës së penalltisë së Milanit nga 1984 deri në vitin 2009.

Deri sa luajti Maldini, Brolin kishte kohë që po shijonte ditët pa futboll. Më saktësisht, ai u tërhoq nga sporti në moshën 28-vjeçare, në vitin 1998.

Brolin tani është kthyer në kujtesë duke treguar për pensionimin dhe punën që ai bën.

“Të gjithë thonë se është shumë herët për t’u tërhequr në moshën 28-vjeçare, por varet nga ajo që keni bërë deri në atë moshë. Dhe unë kam bërë shumë”, ka thënë ish-sulmuesi i ekipeve si Parma, Leeds United dhe Crystal Palace.

Suedezi sot është një investitor që gjeti lumturinë pas një ndërprerjeje në karrierë në shitjen e fshesave me korrent për kompaninë në të cilën ai investoi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori