LAJMI I FUNDIT:

Papunësia në Britani në 4.8%

Papunësia në Britani në 4.8%

Papunësia në Britani të Madhe ka shënuar rënie në nivelin më të ulët në 11 vite për tremujorin e tretë, megjithatë tregu i punës mund të ngadalësohet pas Brexit.

Norma e papunësisë ra në 4.8 për qind nga 4.9 për qind në tremujorin e dytë, raporton Zyra Kombëtare e Statistikave. Megjithatë ekonomia ka shtuar 49 mijë punonjës, gjysmën e shifrës që pritej dhe poshtë rritjes me 172 mijë në tremujorin e mëparshëm.


“Papunësia qëndron në nivelin më të ulët në më shumë se 10 vite dhe norma e punësimit është në nivel rekord. Megjithatë, ekzistojnë shenja që tregu i punës
mund të ngadalësohet”, thonë analistët e ONS.

Ekzistojnë gjithashtu shenja që rritja e inflacionit po ndikon te standardet e jetesës, pasi pagat reale janë rritur me vetëm 1.7 për qind në tremujorin e tretë, norma më e ulët që prej shkurtit 2015.

Një ngadalësim i tregut të punës dhe rritja e çmimeve kërcënojnë përkeqësimin e shpenzimeve konsumatorëve, që ka nxitur thuajse 4 vite ekspansion. Paqartësia e negociatave për daljen nga BE pritet të godasë punësimin dhe investimet, duke e bërë më të vështirë rritjen e pagave. /Telegrafi/