LAJMI I FUNDIT:

Papafingoja moderne me një galeri dhe dru, si sensacion i vërtetë

Papafingoja moderne me një galeri dhe dru, si sensacion i vërtetë

Në papafingo, një interier modern dhe minimalist, ku dominojnë elementet dhe materialet natyrore, ka gjetur vendin e saj një pemë, e cila si skulpturë lidh hapësirën, por edhe na kujton vazhdimisht natyrën e lënë pas dore që na rrethon

Arkitektët kanë punuar restaurimin e një ndërtese të braktisur në qytetin e Asti (Piemonte, Itali). Depoja e dikurshme, e shekullit XIX, ishte e bazuar në shtëpi mesjetare në qendrën historike të qytetit.


Me këtë projekt, duhej të harmonizoheshin e vjetra me të renë, të gjendej ekuilibri midis trashëgimisë historike dhe standardeve moderne të banimit.

Kryeprojektuesi Davide Querio, thotë që hapësira e madhe, e zbrazët e ka inspiruar të krijojë një tërësi harmonike, neutrale në të cilën do të lërë të dukshme atë që përbën trashëgimia tradicionale, transmeton Telegrafi.

Druri është aty me idenë që të krijojë natyrshmërinë dhe ngrohtësinë, por njëherësh që të shërbejë si element i cili lidh dyshemenë me tavanin. Si një detaj i pazakontë, druri është bërë simbol i gjithë projektit të paafingos të quajtur Tree Loft.

Pjesa e brendshme e papafingos është e ndarë në dy nivele, në katin e poshtëm ka sallon, kuzhinë me trapezari, gardërobë dhe tualete dhe në galeri ka një dhomë gjumi, nga e cila ka dalje në tarracë.

Me sistemin e dyerve të kombinuara të rrëshqitshme të tejdukshme dhe jo të tejdukshme hapësira e kuzhinës dhe e trapezarisë është ndarë në dy dhoma gjumi. Tavani nën galeri është i mbështjellë me dru dhe kornizë metalike.

Zgjedhja e arkitektit ishte që në enterier të përdoren vetëm disa materiale dhe që ato të jenë materiale natyrale, të dukshme dhe të bashkuara me kujdes. Dominojnë druri, metali dhe betoni, ndërsa në hapësirën e dhomës së ditës ngrohtësi jep muri i zhveshur prej tullave.

Deri në galeri, në të cilën është dhoma e gjumit arrihet nëpër shkallët metalike. Forma të holla, elegante, të ndriçuara në mënyrë diskrete, në kontrast me murin me tulla ku janë mbështetur, janë një tjetër detaj i mrekullueshëm i kësaj hapësire të pazakontë.

Duke gjetur bukurinë tek thjeshtësia, autorët krijuan një apartament modern komod dhe relaksues, plot ngrohtësi, hapësira të fshehura dhe detaje origjinale.

Plani:

/Telegrafi/