Papa Leo XIV shënoi Ditën e Pentekostit me një thirrje për paqe, duke u lutur që njerëzimi të shpëtohej “nga e keqja e luftës”.

"Le të lutemi që kjo të çlirojë njerëzimin nga mjerimi”, tha Papa gjatë meshës.


Bëhet e ditur se shërbesa shënon ditën e 50-të pas Pashkëve Katolike.

Ajo u kremtua në Bazilikën e Shën Pjetrit në prani të më shumë se 5,000 besimtarëve.

Papa paralajmëroi se disa ndryshime “nuk i sjellin jetë të re botës, por e plakin atë nëpërmjet gabimeve dhe dhunës”.

Pentekosti festohet gjerësisht në të gjithë Evropën si një festë e madhe e krishterë. /Telegrafi/