LAJMI I FUNDIT:

Papa Françesku u lan dhe u puth këmbët emigrantëve (Video)

Papa Françesku u lan dhe u puth këmbët emigrantëve (Video)

Për ritin e Pashkëve, të larjes së këmbëve, Papa Françesku ka zgjedhur një vend simbolik siç është qendra e emigrantëve “Cara”, rreth 30 km larg kryeqytetit italian Romë, në qytezën e Kastelnuovo Porto.

E krijuar më vitin 2014 aktualisht kjo qendër mirëpret 892 emigrantë azilkërkues, nga 25 kombësi të ndryshme e shumica e të cilëve e besimit fetar mysliman.


Gjatë meshës së mbajtur para emigrantëve të kësaj qendre Papa Francesku shprehu fjalë të forta ndaj përgjegjësve të sulmeve terroriste të Brukseli.

“Tre ditë më parë , tha Ati i Shenjtë, u krye një akt lufte, shkatërrimi, në një qytet të Evropës. Por pas këtij gjesti ashtu si dhe pas Xhudës, ishin të tjerë, ishin ata që dhanë para që Jezusit të dorëzohet, pas këtij gjesti janë fabrikuesit e trafikantët e armëve”, tha Papa transmeton OraNews.

Papa Françesku u gjunjëzua, lau e u puthi këmbët 12 prej tyre; 11 emigrantë e 1 operatore, punonjëse e kësaj qendre. 5 janë të besimit katolik, 3 të besimit mysliman, 1 indu e 3 nga Eritrea të besimit kopta.

Sira, Mohamed e Khuram janë tre emigrantët myslimanë para të cilëve Ati Shenjtë u gjunjëzua. Sira 37 vjeç me origjinë nga Mali, ka mbërritur në këtë qendër dy vjet më parë pasi ka udhëtuar përmes Nigerisë e Libisë.

Mohamed 22 vjeç, ka lindur në Siri e ka mbërritur në brigjet e Lampeduzës përmes detit Mesdhe më 11 janar të këtij viti.

Khurram 26 vjeç, me origjinë nga Pakistani ka udhëtuar në Iran, Turqi, Greqi, Maqedoni, Serbi, Hungari e Austri para se të mbërrij në ishullin e Sicilisë më vitin 2015.

Riti i larjes së këmbëve kujton gjestin e kryer nga Jezus Krishti ndaj dishepujve të tij në Darkën e Fundit e në ditën kur themeloi Eukaristinë.