LAJMI I FUNDIT:

Papa Francesku kërkon falje për abuzimet seksuale të klerit

Papa Francesku kërkon falje për abuzimet seksuale të klerit

Papa Francesku është lutur për falje për abuzimin seksual të fëmijëve nga ana e klerikëve dhe ka përsëritur dëshirën e tij për të parë drejtësinë të vendoset në vend.

Ati i shenjtë i bëri këto komente në ditën e dytë të udhëtimit të tij historik në Republikën e Irlandës, në kishën “Marian” në Knock, të kontesë Mayo.


Ai tha se askush nuk mund të mos preket nga historitë e atyre që kanë pësuar abuzim, u është rrëmbyer pafajësia dhe kanë mbetur të shënjuar nga kujtime të dhimbshme.

Kjo është vizita e parë e një pape në Irlandë në 39 vite. Vizita koiçidon me një event global katolik, takimin botëror të familjeve, që mbahet çdo tre vite.

Gjatë ditës së parë të udhëtimit të tij, Papa Francesku kishte pranuar se i vinte turp për dështimin e kishës katolike në trajtimin e krimeve flagrante të abuzimit seksual nga kleri dhe i bëri këto komente në një fjalim në kështjellën e Dublinit.

Më pas, ai u takua edhe me tetë të mbijetuar të abuzimeve seksuale, që siç mësohet, u ka thënë atyre se abuzimi është moralisht i papranueshëm. Gjithçka ndodh pasi kryeministri irlandez, Leo Varadkar i dha një paralajmërim të fortë papës për të marrë masa kundër klerikëve të përfshirë në abuzimin e fëmijëve dhe atyre që e mbajtën atë sekret.

Një ish zyrtar i lartë i Vatikanit i ka kërkuar ndërkohë papës të japë dorëheqjen, duke thënë se edhe ai ishte në dijeni të akuzave për abuzime seksuale nga një kardinal amerikan, për pesë vite, para se të pranonte dorëheqjen e tij, muajin e kaluar.

Në trend Botë

Më shumë
Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës

Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës

Amerika Latine
Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Evropa
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Jugkoreani dënohet me 14 muaj burgim për vrasjen e 76 maceve, urrejtja ndaj kafshës i lindi kur ato ia gërvishtën veturën

Jugkoreani dënohet me 14 muaj burgim për vrasjen e 76 maceve, urrejtja ndaj kafshës i lindi kur ato ia gërvishtën veturën

Azia
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Kalo në kategori