LAJMI I FUNDIT:

Me pantallona të ngushta lëkure dhe xhaketë të hapur te pjesa e gjoksit, Rita Ora duket e bujshme në hapjen e restorantit të ri të mikut të saj

Me pantallona të ngushta lëkure dhe xhaketë të hapur te pjesa e gjoksit, Rita Ora duket e bujshme në hapjen e restorantit të ri të mikut të saj

Ajo gjithmonë duket e bujshme sa herë që del jashtë.

Dhe Rita Ora u sigurua të dukej shumë në modë ndërsa u pa prezentë në hapjen e restorantit të mikut të saj Vas J Morgan, “The Broadway Muswell Hill” në Londër të premten.

Këngëtarja 29 vjeçare, mori vëmendjen me një palë pantallona të shkurtra lëkure të ngushta për trupi, të cilat theksuan fizikun e saj të tonifikuar, shkruan DailyMail.


Rita i kombinoi pantallonat e shkurtra me një xhaketë sportive elegante ngjyrë deveje, pak të hapur te pjesa e dekoltesë.

Rita Ora i rikthehet xhirimeve, pozon me bluzë transparente para pasqyrës
Lexo po ashtu Rita Ora i rikthehet xhirimeve, pozon me bluzë transparente para pasqyrës

Ajo i shtoi shkëlqim dukjes së saj me një palë taka të zeza me një detaj argjendi nëpër këmbë dhe gjithashtu përmes xhevahireve të gjelbërt dhe argjendtë në pantallonat e saj të shkurtra.

Bukuroshja shqiptare i la flokët e saj kaçurrela të lirshme, tëcilat binin mbi supet e saj, teksa merrte poza jashtë restorantit.

Duke mos harruar aksesorët, Rita kishte me vete një çantë të madhe të zezë me një zinxhir argjendi dhe vuri një maskë të zezë për fytyrën ndërsa mbërrinte.

Gjatë gjithë natës të gjithë mysafirët u siguruan që të respektonin distancën shoqërore dhe masat e sigurisë ishin në vend, të tilla si njerëzit që mbërrinin dhe uleshin veç e veç.

Të tjerë të famshëm në listën e të ftuarve përfshinin emrat si: Chloe Sims dhe Pete Wicks të “TOWIE” si dhe Roman Kemp dhe Lottie Moss.

Gjithashtu pritej që për të festuar restorantin e ri të ishin të pranishëm edhe: Alfie Allen, Montana Brown dhe Mabel.

Rita tani është përsëri në Mbretërinë e Bashkuar pasi kaloi pjesën më të madhe të verës me pushime në Greqi dhe Ibiza.

Para Greqisë, Rita kishte pushime në Ibiza me miqtë e saj dhe të dashurin e saj të ri, Romain Gavras. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Moment tejet prekës gjatë sfidës së mosreagimeve: Gerta shikon djemtë e saj duke luajtur në oborr

Moment tejet prekës gjatë sfidës së mosreagimeve: Gerta shikon djemtë e saj duke luajtur në oborr

Magazina
Tension mes Laertit dhe Valbonës: Aktori kap banoren për të puthur, ajo habit me reagimin

Tension mes Laertit dhe Valbonës: Aktori kap banoren për të puthur, ajo habit me reagimin

Magazina
Me maskë fytyre, e syze dielli në kokë - Rita Ora maskohet rrugëve të Sydneyt që të mos vihet re nga askush

Me maskë fytyre, e syze dielli në kokë - Rita Ora maskohet rrugëve të Sydneyt që të mos vihet re nga askush

Magazina
Xheneta Fetahu reagon pas hyrjes në BBVA: Nuk u futa as se më ka marrë malli, as për ribashkim

Xheneta Fetahu reagon pas hyrjes në BBVA: Nuk u futa as se më ka marrë malli, as për ribashkim

Magazina
George dhe Amal Clooney kërkojnë deri në 230 mijë euro nga të ftuarit, për një mbledhje fondesh luksoze në Liqenin Como

George dhe Amal Clooney kërkojnë deri në 230 mijë euro nga të ftuarit, për një mbledhje fondesh luksoze në Liqenin Como

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori