LAJMI I FUNDIT:

‘Panorama’ që do të gjejë Xavi te Barcelona – a mundet ai ta rikthejë ekipin te trofetë?

‘Panorama’ që do të gjejë Xavi te Barcelona – a mundet ai ta rikthejë ekipin te trofetë?

Pas ditëve plot zhvillime, përfundimi që dihej paraprakisht, doli të jetë i lumtur, pasi Xavi Hernández do të marr komandën te Barcelona.

Trajneri i cili e kishte ëndërruar këtë moment prej muajsh, vitesh, duket ka një ide shumë specifike në kokën e tij, se çfarë duhet të jetë Barça, thelbi, stili që duhet t’i tregojë botës.


Së pari është mënyra e të luajturit dhe përmes saj me siguri do të arrihen edhe objektivat.

Të kthehemi në ditën e sotme, që ishte ditë takimesh, darkash, marrëveshjesh, premtimesh.  Gjithçka për të arritur shkëputjen e nevojshme dhe për të bërë kërcimin e madh.

Sapo kjo të konfirmohet edhe nga Barcelona, Xavi do të jetë përballë ‘panoramës’, ku nuk mungojnë kufizimet sportive dhe ekonomike.

Si fillim, Xavi motivin e ka dhe atë shumë të madh, pasi kthehet aty ku është rritur.

Gazeta katalanse Sport ka bërë analizën e asaj, se cilët janë lojtarët që pëlqehen nga trajner dhe do të jenë në qendër të projektit të tij.

La Masia

Ai do të jetë në gjendje të ndihmojmë në rritjen dhe formësimin e disa yje të rnj që janë trajnuar në La Masia, të cilët duken të mrekullueshëm.

Gavi, Nico, Ansu Fati, Alejandro Balde, Eric Garcia, Oscar Mingueza e Ronald Araujo. Të gjithë janë nën 21 vjeç, por që janë rritur me vlerat e skuadrës të Barçës.

Xavi beson se ai mund të ndikojë, pasi e di shumë mirë rrugën që lojtarët kanë përshkruar, pasi edhe vet ai ka bërë të njëjtën gjë.

Ata do të jenë shtylla dhe themelet e së ardhmes, por në plan afatshkurtër.

Gavi është dinamizmi; Nico eleganca dhe aftësia për të luajtur me trupin dhe për të fshehur gjithmonë topin; Ansu intuita dhe goli në gjak; Eric Garcia prototipi i mbrojtësit qendror në La Masia, por edhe me aftësi drejtuese; Shkathtësia e Minguezas; dhe në fund fuqia dhe fiziku i Araujo.

Blloku i veteranëve

Një tjetër bllok me të cilin ai do të ndeshet është ai i veteranëve, me të cilët edhe ka luajtur si lojtar.

Janë pesë: Gerard Pique, Sergi Busquets, Jordi Alba, Andre Ter Stegen dhe Sergi Roberto.

Xavi i shes me sy të mirë dhe e vërteta është se ai i sheh si diçka pozitive pasi ka edhe lidhje miqësie. Ai beson se ata ende mund të japin shumë.

Ter Stegen është një portier i mrekullueshëm dhe puna e tij që e bën me këmbë, Xavi e vlerëson shumë për stilin e tij. Xavi është i dashuruar me Busquets. Pastaj është Pique, që forma e tij e mirë do të jetë jetike edhe për Xavin.

Lojtarët ‘e jashtëm’

Së fundi, ka edhe një grup, që mediumi Sport i quan ‘të jashtëm’. Ata nuk janë lojtarë vendas, por janë të rinj, të talentuar dhe me shumë eksperiencë.

Frenkie de Jong është një profil lojtarit që (është) blerë për të shënuar një epokë të re në mesfushë.

Sergino Dest ka pritje për t’u bërë një anësor i madh, por duhet të pres. Pedri është blerja më e mirë e Barçës në dy dekadat e fundit. Me siguri të kesh një idhull si Xavi do ta ndihmojë shumë. Ai ka shumë pozicione të përbashkëta me të.

Këtu mund të shtojmë edhe një Riqui Puig, situata e të cilit mund të kthehet përmbys.

Në fund janë Ousmane Dembele dhe Memphis Depay, dyshja në të cilët i duhet të llogarisë për sulmin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori