LAJMI I FUNDIT:

“Panika” e Skivit së shpejti para fansave

“Panika” e Skivit së shpejti para fansave

Ai ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor dhe tani duket se është momenti të vijë me një këngë para fansave.

Bëhet fjalë për reperin Skivi, i cili duket se ka nisur xhirimet e një videoje të re që do të jetë mjaft e veçantë.


Reperi që konfirmoi se vet po vjen me album, tashmë është në finalizim e sipër të videoklipit të ri.

View this post on Instagram

#panika

A post shared by SKIVI (@skivi_undercova) on Mar 10, 2019 at 10:52am PDT

Këngëtari ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet në xhirimet e videokëngës.

“Panika”, titullohet kënga e re e prishtinasit, i cili ka vite që vepron si këngëtar solo pas ndarjes me Ledri Vulën.

Skivi po punon në këngë të reja
Lexo po ashtu Skivi po punon në këngë të reja

Kujtojmë se Skivi bëri të ditur largimin nga Babastars kohë më parë, teksa mbeti pezull emri i labelit dhe e gjithë veprimtaria, duke parë se aksionarë ishin pothuajse të gjithë anëtarët.

Ndryshe, ai ka konfirmuar se gjatë këtij viti do të vijë me album të ri i cili do të shoqërohet me disa klipe. /Telegrafi/