LAJMI I FUNDIT:

Pandemia e COVID-19 zbret importin e produkteve në Kosovë

Të hyrat në Doganën e Kosovës kanë shënuar rënie rreth 5 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Tek kjo rënie ka ndikuar edhe përhapja e pandemisë COVID-19 në Kosovë dhe si pasojë e kësaj rënie ka shënuar importi i produkteve për 6.8 për qind dhe po ashtu edhe eksporti ka shënuar rënie edhe pse ende shifrat nuk dihen.

Ndërsa, me hyrjen në fuqi të masave të reciprocitetit nga data 1 prill i këtij viti në Kosovë nga Serbia janë importuar rreth 10 milionë euro produkte.


Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, i cili tha se përhapja e Coronavirusit ka afektuar edhe në të hyrat e këtij institucioni.

Nga heqja e taksës 100 për qind, në Kosovë kanë hyrë rreth 10 milionë euro mallra serbe
Lexo po ashtu Nga heqja e taksës 100 për qind, në Kosovë kanë hyrë rreth 10 milionë euro mallra serbe

“Për momentin që flasim fatkeqësisht jemi pak prapa me planin dhe me vitin e kaluar duhet të tregojmë drejtë nëse në vitin 2019 deri në gjysmën e muajit prill kemi pasur 294 milionë euro, në vitin 2020 për momentin që po flasim kemi 270 milionë euro pra ka një ulje rreth 5 për qind të të hyrat e vitit paraprak. Por nuk besojmë që do zgjas kjo pandemi për një kohë të gjatë që të afektohen në mënyrë drastike të hyra ne besojmë që shumë shpejt kur ulet niveli i pandemisë shumë shpejt tregtia dhe qarkullimi i mallrave do filloj normalisht”, theksoi ai.

Stavileci thotë se për shkak të pandemisë dhe masave të ndërmarra karshi saj është ulur importi për 6.8 për qind, apo krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar deri tani kanë hyrë në Kosovë 850 milionë euro produkte, ndërsa po në këtë periudhë të vitit të kaluar janë importuar 912 milionë euro produkte.

“Sa i përket importit ne e kemi pas fillimin e vitit shumë stabil nga aspekti i importit dhe eksportit të produkteve normalisht edhe të mbledhjes së të hyrave për buxhetin e Kosovës , por dihet që muaji i fundit për shkak të pandemisë dhe masave të cilat janë ndërmarrë jo vetëm në Kosovë për në gjithë botën e kanë afektuar edhe tregtinë, normalisht edhe konsumimin. Dhe në momentin kur është ndikuar konsumi ne kemi parë një ulje të importit në aspektin e vlerës, por edhe në aspektin sasior. Mund të them se në aspektin e vlerës nëse në tre muajt e parë të vitit të kaluar kemi pasur 912 milionë euro produkte të importuara, këta tre muaj tregojnë ulje për 6.8 për qind më pak ose 850 milionë jemi për momentin…Si sasi kemi rënie të sasisë për 4 për qind ndërsa në aspektin e vlerës kemi rreth 6.8 për qind..02’02 Mund të themi se edhe eksportit e ka pësuar të njëjtën shkallë si importi dhe është dëmtuar mjaftë për shkak se nuk kemi pasur mjaftë eksporte drejt vendeve të ndryshme”, tha ai.

Stavileci: Serbia ka kthyer 11 maune nga Kosova
Lexo po ashtu Stavileci: Serbia ka kthyer 11 maune nga Kosova

Sipas zëdhënësit të Doganës së Kosovës dominon importi i produkteve ushqimore dhe farmaceutike.

“Dy muajt e parë të fillim vitit kanë qenë të muajit të zakonshëm kur të gjitha produktet janë importuar, por në muajin e fundit dominon importit i produkteve ushqimore pra industria e ushqimore prinë në të gjitha aspektet duke filluar nga gruri, mielli e produkte të tjera, derisa kemi edhe importe të produkteve farmaceutike”, theksoi Stavileci.

Ndryshe, me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID19, qeveria në detyrë e Kosovës ka marr vendim që të ndalojë qarkullimin e udhëtarëve në pikat doganore, pikat në të cilat lejon qarkullimi vetëm i maunave me mallra.