LAJMI I FUNDIT:

Nga heqja e taksës 100 për qind, në Kosovë kanë hyrë rreth 10 milionë euro mallra serbe

Nga heqja e taksës 100 për qind, në Kosovë kanë hyrë rreth 10 milionë euro mallra serbe

Qeveria në detyrë e Kosovës kishte votuar që nga 1 prilli të hiqet taksa 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës dhe zëvendësimin e saj me masën graduale të reciprocitetit tregtar.

Sipas qeverisë, vendimi do mbetet në fuqi deri më 15 qershor, kur do të bëhet edhe vlerësimi i zbatimi të tij.


Tri javë pasi u largua tërësisht taksa 100 për qind, në Kosovë janë importuar rreth 10 milionë euro mallra nga Serbia dhe 700 mijë euro mallra nga Bosnja e Hercegovina.

“Nga data 1 prill kur është hequr taksa 100 për qind, deri më tani nga Serbia kemi import rreth 10 milionë euro kurse nga Bosnja e Hercegovina rreth 700 mijë euro”, bënë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.

Stavileci: Serbia ka kthyer 11 maune nga Kosova
Lexo po ashtu Stavileci: Serbia ka kthyer 11 maune nga Kosova

Lidhur me heqjen e taksës 100 për qind, përfaqësues të bizneseve në vend thonë se përkrahin një vendim të tillë, kurse në anën tjetër kanë ardhur edhe kundërshtimet për këtë veprim të qeverisë në detyrë.

Ambasada amerikane në Prishtinë, e kishte ripërsëritur edhe një herë se është kundër vendosjes së reciprocitetit, duke shtuar se një politikë e tillë do ta ngulfat ekonominë e Kosovës. Kurse, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell e ka përshëndetur vendimin për heqjen e tarifës. /Telegrafi/