Pandemia COVID-19 ka shkaktuar nivele të larta të “dembelizmit” në Shqipëri. Personat në moshë pune që nuk po kërkojnë një punë u rritën me ritme të larta, por edhe pas kalimit të valës së dytë, fenomeni mbeti i lartë sidomos në qytetet e Tiranës, Dibrës dhe Lezhës, raportoi INSTAT, ndërsa në disa qarqe si Gjirokastra dhe Korça, shkalla e riaktivitetit u rrit më tej pas karantinës.
Qyteti i Lezhës u rendit i pari për nivelin e lartë të inaktivitetit të popullsisë në moshë pune në tremujorin e dytë të vitit. INSTAT raportoi se 55 për qind e popullsisë në moshë pune nuk janë në kërkim të punës në tremujorin e dytë të vitit 2021, ky tregues ishte 60 për qind në të njëjtën periudhë të vitit 2020 dhe 45.7 për qind në vitin 2019 (popullsia jo-ekonomikisht aktive përfshin të gjithë personat të cilët nuk janë klasifikuar si të punësuar ose të papunë – pra nxënës/studentë, shtëpiakë, në pension, të paaftë, të papunë të dekurajuar).
Pas Lezhës, Dibra rendit e dyta për nivelin e lartë të inaktivitetit me 51 për qind të popullsisë në moshë pune. Inaktiviteti në Dibër gjatë këtij viti rezultoi më i lartë se gjatë pandemisë ku u raportuan 50.2 për qind e popullsisë në moshë pune inaktive.
Tirana vjen e treta në renditje për nivelin e lartë të inaktivitetit me 44 për qind të popullsisë në moshe punë që nuk po kërkon punë, nivel i njëjtë tremujorin e dytë 2020, ku ishte kulmi i masave kufizuese.
Në anën tjetër, Gjirokastra është qarku me nivelin më të ulët të inaktivitetit me vetëm 29.9 për qind të popullsisë në moshe pune me rritje gati dy pikë në krahasim me periudhën e karantinës ku popullsia inaktive ishte 27.8 për qind.
Më tej Elbasani renditet i dyti për shkallën e ulët të inaktivitetit me 32.7 për qind të popullsisë në moshë pune në tremujorin e dytë 2021 me një rënie gati 7 pikë përqindje në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020 kur ishin karantina totale.
Korça gjithashtu është një nga qarqet me nivelin më të ulët të popullsisë inaktive me vetëm 34.5 për qind të personave në moshë pune, me një rritje të 3 pikë përqindje në raport me periudhën e karantinës.
Treguesit e inaktivitetit në tregun e punës vijnë paradoksalë në disa qarqe, pasi vërehet rritje në raport me periudhës e mbylljes totale në tremujorin e dytë 2020.
Instituti i Vjenës për Studime Ndërkombëtare kohët e fundit ka analizuar se, statistikat e punësimit fshehin fenomenin e emigracionit. Për shembull, një pjesë e madhe e uljes së papunësisë para pandemisë i atribuohej niveleve të larta të emigrimit që zbrazi popullsinë e papunë dhe liroi vendet e punës për pjesën tjetër.
Pavarësisht nivelit të lartë të inaktivitetit, shumë biznese që shfrytëzojnë krahun e lirë të punës si fasoni, ndërtimi dhe Bujqësia po vuajnë mungesën e punonjësve. /Monitor/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Modë apo relaks?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre