eksperti ad

KTV-ja ka arritur të marrë rrëfimin ekskluziv të dy prej pesë shqiptarëve të arrestuar atë kohë, që tregojnë për tmerrin që përjetuan nga forcat serbe.

Ata e dinin që vetë serbët i kryen vrasjet sepse thonë se UÇK-ja nuk ishte në gjendje të kryente krime të tilla.


Të arrestuarit kosovarë tregojnë se aty u vendos që ata të ekzekutoheshin, por Kryqi i Kuq identifikoi se gjendeshin brenda, çka detyroi forcat serbe të zmbrapsen.

Vllaznim Përgjegjaj është i lumtur që tani po tregohet e vërteta dhe thotë se shërbimet serbe janë në gjendje të bëjnë çmos.

Pos Vllaznim Përgjegjajt, të arrestuar ishin edhe Gazmend Bajrami, Xhevdet Bajrami, Beqir Loxha dhe Agron Kollçaku.

Ata u dënuan për veprën penale të veprimtarisë armiqësore. Por, me ndërhyrje të Kryqit të Kuq, u liruan një muaj pas fillimit të vuajtjes së dënimit.

Institucionet serbe po kërkojnë që të zbardhet e vërteta për rastin e tmerrshëm. “Ajo çfarë ka ndodhur në lokalin ‘Panda’ mund të shkaktojë dhimbje koke për ne, por kriminelët duhet gjendur”, ka thënë zëvendëskryeministri serb, Aleksandër Vucic. /Koha/Telegrafi/