LAJMI I FUNDIT:

Pamjet e tmerrshme nga përplasja e dy trenave në Angli, pasagjerët thuhet se thirrën të dashurit e tyre për t’iu thënë lamtumirë

Pamjet e tmerrshme nga përplasja e dy trenave në Angli, pasagjerët thuhet se thirrën të dashurit e tyre për t’iu thënë lamtumirë

Këto janë skenat brenda një prej trenave gjatë përplasjes hekurudhore në Salisbury, ku pasagjerët, nga frika se do të vdisnin, thirrën të dashurit për t’iu thënë lamtumirë.

Ndërkohë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, hetuesit po hetojnë se si një lokomotivë e ngarkuar doli nga shinat dhe mbeti ‘e ulur’ për shtatë minuta përpara se i dyti të përplasej në të – kur sinjalet nuk nxorën dritën e kuqe.


Zyra për Hekurudhat dhe Rrugët dhe Dega e Hetimeve të Aksidenteve Hekurudhore po hetojnë sot se çfarë shkaktoi që treni i parë nga Portsmouth në Bristol të dalë nga shinat me arsyet më të mundshme që janë mbeturinat në binarë.

Kjo supozohet pasi një pjesë e tunelit 164-vjeçar kishte një rrëshqitje dheu, e gjitha e shkaktuar nga shiu i madh dhe erërat.

Një inxhinier i lartë hekurudhor tha gjithashtu për MailOnline sot se një ‘defekt i madh’ me sinjalet nënkuptonte se ata nuk arritën të ktheheshin automatikisht në të kuqe dhe lejuan që shërbimi ndërqytetës me shpejtësi të lartë të përplasej me trenin e dalë nga shinat duke lënë të paktën 17 persona të lënduar.

Një i mbijetuar deklaroi: “Ishte vërtet e frikshme, shumë njerëz filluan të bënin video duke thënë ‘mama dhe babi, të dua’, të frikësuar se do të vdisnin”.

Ata që u gjenden në bordin e trenave përshkruan një zhurmë të madhe si një ‘bombë që shpërtheu’ kur ndodhi përplasja, e ndjekur nga xhamat që fluturonin, shkëndija nga metali dhe madje edhe tavolina që fluturonin nëpër vagona.

Të paktën 12 persona janë lënduar pasi dy trena janë përplasur në një tunel afër Salisbury, Angli
Lexo po ashtu Të paktën 12 persona janë lënduar pasi dy trena janë përplasur në një tunel afër Salisbury, Angli

Ndërsa Callum Stedman, 16 vjeç, tha se pasagjerët mendonin se do të vdisnin pasi tymi mbushte vagonët dhe kishin frikë se ishte një “sulm terrorist”.

Ai tha për The Sun: “Ne ndjemë një tronditje dhe gjithçka u bë zi”.

“Dritat filluan të ndizen nga telefonat e njerëzve dhe ne filluam të shikonim përreth, shihnim njerëz me hundë të thyer dhe sy të zinj dhe gjak. Ishte shumë e frikshme, tymi ishte pjesa më e keqe sepse menduam se do të vdisnim nga zjarri”.

Ndryshe, rreth 60 persona mbetën të bllokuar në trenin e dalë nga shinat për shtatë minuta përpara se një shërbim hekurudhor South Western nga Londra në Honiton rreth orës 18:45.

Sipas të dhënave, zjarrfikësit dhe paramedikët shpëtuan rreth 120 njerëz, duke përfshirë një foshnjë trejavore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Evropa
Spanja ndalon ankorimin e anijes që thuhet se po transportonte rreth 27 ton eksplozivë drejt Gazës

Spanja ndalon ankorimin e anijes që thuhet se po transportonte rreth 27 ton eksplozivë drejt Gazës

Botë
Fshati spanjoll kërcënon ndalimin e turistëve

Fshati spanjoll kërcënon ndalimin e turistëve

Botë
Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Evropa
Kalo në kategori