LAJMI I FUNDIT:

Pamjet e filmuara me dron tregojnë pasojat e shembjes së ndërtesës 10-katëshe në Rusi – raportohet për 39 të vdekur (Video)

Pamjet e filmuara me dron tregojnë pasojat e shembjes së ndërtesës 10-katëshe në Rusi – raportohet për 39 të vdekur (Video)

Janë identifikuar 39 viktimat që humbën jetën në momentin kur u shemb ndërtesa e lartë në qytetin rus Magnitogorsk, ka njoftuar sot zëvendësministri për situata emergjente, Aleksandar Chuprian.

“Po, ata janë identifikuar. Mund të themi se janë identifikuar të gjithë 39 viktimat”, ka shtuar Chuprian para gazetarëve, transmeton Telegrafi.


Në orët e para pas tragjedisë së 31 dhjetorit, janë shpëtuar 18 persona që kanë ngecur nën rrënojat e ndërtesës. Por një ditë më pas janë shpëtuar edhe 6 tjerë në mesin e tyre dy fëmijë.

Një pjesë e ndërtesës 10-katëshe në Magnitogorsk ishte shembur në natën e 31 dhjetorit, kurse hetuesit besojnë se shembja e saj ka ndodhur si rezultat i shpërthimit të gypave të gazit brenda ndërtesës.

Një familje mund të cilësohet se ishte me fat, pasi djali i tyre 11-muajsh Ivan Fokin është gjetur i gjallë nën rrënoja ku për 36 orë qëndroi në temperaturat nën zero gradë celsius. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Kalo në kategori