LAJMI I FUNDIT:

Pamjet e filmuara me dron, tregojnë mijëra myslimanë Rohingya duke ikur nga Mianmari në Bangladesh (Video)

Pamjet e filmuara me dron, tregojnë mijëra myslimanë Rohingya duke ikur nga Mianmari në Bangladesh (Video)

Çdo ditë mediat botërore raportojnë për myslimanët Rohingya, të cilët po ikin nga dhuna në Mianmar. Ky numër është duke u rritur nga dita në ditë, raporton AP.

Se për çfarë katastrofe humanitare është fjala dhe cili është numri i saktë i atyre që ikin çdo ditë nga vendi i tyre, e tregojnë më së miri pamjet e filmuara më dron, ku me urdhër të Kombeve të Bashkuara është regjistruar ikja e myslimanëve Rohingya brenda një dite, transmeton Telegrafi.


Në videon e realizuar me dron, shihen se si mijëra Rohingya ecin nëpër një zonë malore pranë një liqeni në pjesën jugore të Bangladeshit.

Dhe sapo të mbërrijnë në Bangladesh, ata vendosen në kampet e improvizuara që tashmë janë të stërmbushura, qysh nga konflikti i mëparshëm që detyroi afro 300 mijë Rohingya.

Numri i saktë i të zhvendosurve në vijën kufitare ende nuk dihet, por vlerësohet që nga 25 gushti kanë arritur rreth 530 mijë. Vetëm gjatë vikendit afro 20 mijë kanë ikur nga Mianmari. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Azia
Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Amerika Latine
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori