LAJMI I FUNDIT:

Pamje të tmerrit më 13 mars 1999 në tregun e Mitrovicës (Video +18)

Pamje të tmerrit më 13 mars 1999 në tregun e Mitrovicës  (Video +18)

Sot është përkujtuar 18 vjetori i masakrës në tregun e Mitrovicës, ku ushtria dhe policia serbe gjuajti tri granata me ç’rast gjetën vdekjen gjashtë persona, si dhe u plagosën rëndë e lehtë mbi 128 shqiptarë, pjesa dërrmuese e të cilëve mbetën invalidë.

Agjencia e lajmeve Associted Press, më 13 nars 1999 ka regjistruar pamjet nga vendi i krimit, pak momente pas hedhjes së granatës nga serbët.


Pamjet tregojnë edhe fëmijë të mbytur nga granata, përderisa çuditërisht atë ditë asnjë serbë nuk ishte dalë si shitës apo blerës në treg.

Kryetari i KMLDNJ-së në Mitrovicë, Halit Barani, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se kjo masakër ka qenë e menduar më herët nga serbët, pasi ata kanë njoftuar bashkëvendësit e tyre.

“Në vitin 1999 forcat ushtarake kanë kryer masakër në tregun e pemëve në Mitrovicë. Aty humbën jetën gjashtë persona dhe mbi 128 të tjera mbetën të plagosur dhe sot invalidë të përjetshëm. Serbët para se të ndodh kjo masakër i kanë njoftuar bashkëvendësit e tyre të mos dalin në treg ditën e shtunë, pasi çdo të shtunë dilnin femrat serbe për të shitur punime dore. Dhe pikërisht atë ditë asnjë femër serbe nuk ka dal në treg”, tha Barani.

Ndërkaq, Sabedin Uka, njëri nga personat që ka pësuar rëndë nga masakra, ka thënë se shteti duhet të bëj më shumë për ta, pasi jeta e tyre është mjaft e rëndë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Politikë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Përbërja e re e Kuvendit në RMV duhet të konstituohet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve

Përbërja e re e Kuvendit në RMV duhet të konstituohet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve

Politikë
KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të vendosur në një pemë në Zveçan

KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të vendosur në një pemë në Zveçan

Kronika e Zezë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori