Pamje të betejave të ashpra midis ushtrisë siriane dhe xhihadistëve (Video)

Keni pyetur ndonjë veten se çfarë jete bëhet në fushëbeteja? Agjencia Ruptly ka realizuar një video me kamerat e instaluara në trup (GoPro), ku shfaqen pamje interesante të trupave siriane duke zhvilluar luftë të ashpër me pjesëtarët e Al-Nusra në verilindje të qytetit Latakia të Sirisë.
Në video mund të shihet se si ushtria siriane përpiqet të çlirojë zonën, që besohet të jetë nën kontrollin e Al-Nusra, transmeton Telegrafi.
Sipas ekspertëve ushtarakë, kjo zonë është me rëndësi strategjike, pasi lidh tre rajonet e Latakias, Idlib dhe Hama.
Marrja nën kontrolle e kësaj zone, do të ndihmonte ushtrinë siriane të ndalë rrugët e furnizimit ndërmjet kufirit turk dhe Idlib. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22/04/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































