LAJMI I FUNDIT:

Pamje nga vendi i ngjarjes ku mbeti i vdekur një person dhe u plagosën dy të tjerë

Pamje nga vendi i ngjarjes ku mbeti i vdekur një person dhe u plagosën dy të tjerë

Një person ka ndërruar jetë nga shtënat me armë zjarri si dhe dy të tjerë kanë marrë lëndime trupore si pasojë e therjes më thikë sot gjatë ditës në lagjen “Arbëria”, në Prishtinë.

Telegrafi ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen shiritat e policisë si dhe një autoambulancë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Telegrafin tha se ngjarja ka ndodhur në një hotel në lagjen “Arbëria”, në Prishtinë, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Një i vdekur me armë zjarri dhe dy të plagosur nga therja me thikë në Prishtinë
Lexo po ashtu Një i vdekur me armë zjarri dhe dy të plagosur nga therja me thikë në Prishtinë

“Sot rreth orës 13:20 policia ka marrë informatën për të shtëna  me armë zjarri, në lagjen Arbëria të Prishtinës, saktësisht në një hotel. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor.

Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili në vendngjarje ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Ndërsa, dy persona të tjerë të lënduar (dyshohet me mjet të mprehtë) janë  dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.

Po ashtu, Telegrafi ka marr vesh se të plagosurit janë duke marrë tretman mjekësore në emergjencën e QKUK-së.

“Njëri nga të lënduarit është duke marrë trajtim mjekësor në kirurgjinë Torakale, ndërsa tjetri gjendjen e ka më stabile”, merr vesh Telegrafi.

Gjithashtu, Telegrafi ka provuar të marrë informata edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori