LAJMI I FUNDIT:

Pamje dhe detaje të ‘urës së klasit botëror’ në Kroaci e cila ‘do të transformojë udhëtimin në Ballkan’

Inxhinieri slloven Marjan Pipenbacher, i cili projektoi urën Pelesac, ka më shumë se 200 projekte të tilla pas vetes.

Dhe në një intervistë për radion sllovene me rastin e hapjes së saj, ai deklaroi se beson se ky projekt i përket “klasit botëror” dhe se ajo përfaqësonte sfidën e tij më të madhe deri tani, shkruan Index.hr, përcjell Telegrafi.


“Ura e Pelesac është ndër pesë urat më të mëdha evropiane nëpër gjiret detare që janë ndërtuar në fillim të shekullit të XXI-të dhe i përket klasit botëror”, citohet të ketë thënë Pipenbacher.

Sipas tij, sfida më e madhe ishte projektimi i themelit, duke qenë se ai është i ekspozuar ndaj erërave dhe që ndodhet në një zonë sizmike.

Në Kroaci sot hapet ura që “do të transformojë udhëtimin në Ballkan”
Lexo po ashtu Në Kroaci sot hapet ura që “do të transformojë udhëtimin në Ballkan”

Siç ka vlerësuar ai, Ura e Pelesac, e cila lidh jugun e Kroacisë me pjesën tjetër të vendit, është e rëndësishme jo vetëm për Kroacinë, por edhe për hapësirën më të gjerë evropiane.

Punimet e ndërtimit në urë janë kryer nga kompania kineze China Road and Bridge Corporation (CRBC), dhe Pipenbacher gjithashtu thekson faktin se askush nuk ka vdekur gjatë ndërtimit.

“Askush nuk vdiq gjatë ndërtimit të urës, ka pasur vetëm dy aksidente pak më të rënda”.

Ura prej 2.4 kilometrash pritet të shkarkojë në mënyrë dramatike rrugët tokësore përgjatë bregdetit ballkanik.

Sipas mediave kroate, ura, e gjithë struktura e së cilës prej betoni nën dhe mbi ujë së bashku peshon sa 30 kulla Eifel, është projekti më i madh i infrastrukturës kroate i financuar nga fondet e BE-së me një shumë të pakthyeshme prej 357 milionë euro (85 për qind e kostos), dhe u punua për dhjetë vjet.

Ndryshe, siç është bërë e ditur më herët, Ura Peleshac e Kroacisë nga 26 korriku do t’iu mundësojë udhëtarëve të shmangin disa pika të kontrollit kufitar, por jo të gjithë janë të mahnitur me strukturën e saj spektakolare.

Madje, siç është vlerësuar, kjo urë “do të transformojë udhëtimin në Ballkan”.

Ndërkohë janë publikuar edhe disa pamje, pak para hapjes së saj zyrtare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori